Lajmet

CIO-të në Evropë bllokojnë qasjen në Facebook

Jul 26 2012
0 Shpërndarje
CIO-të në Evropë bllokojnë qasjen në Facebook

Edhe pse rrjetet sociale çdo ditë e më shumë po përqafohen nga njerëzit e thjeshtë dhe bizneset në përgjithësi, dhe pothuajse tashmë janë shndërruar në vegla të rëndësishme marketungu, shitjeje dhe komunikimi me publikun, megjithatë dy të tretat e bizneseve në Evropë ende bllokojnë qasjen në Facebook dhe rrjetet tjera sociale.

Sipas një studimi të kryer me 550 CIO të bizneseve në Evropë, vihet në pah se rreth dy të tretat e bizneseve dhe kompanive në Evropë ende vazhdojnë të bllokojnë qasjen në rrjetet sociale për punonjësit në vendin e tyre të punës.

Studimi i bërë nga Easynet dhe Ipanema Technologies, poashtu ka nxjerrë në pah edhe këto konkluzione:

  • Përveç rrjetit Facebook, 60 për qind e të anketuarve bllokojnë qasjen edhe në YouTube
  • 49 për qind e tyre bllokojnë qasjen në rrjetin Twitter
  • Dhe, 56 për qind e tyre bllokojnë qasjen për shikimin e videove në platformat tjera 

Më poshtë ju sjellim grafikën e bllokimit të qasjes në rrjetet sociale dhe platformat e videove online në Evropë dhe Britani të Madhe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>