Harduer

Çipet e reja të Qualcomm do të sjellin 4K dhe 4G-në në telefonët me kosto mesatare dhe të ulët

Feb 18 2015
0 Shpërndarje
Çipet e reja të Qualcomm do të sjellin 4K dhe 4G-në në telefonët me kosto mesatare dhe të ulët

snapdragon-100565453-largeQualcomm po vendos bazat për teknologjitë 4K dhe LTE në telefonët buxhetor me modelet e reja të çipeve, Snapdragon 620 dhe 618. Këto dy çipe do të jenë të mbërrijnë në paisjet mobile nga gjysma e dytë e këtij viti.

Smartfonët e paisur me këto çipe do të kenë një kosto prej 300 dollarësh, ku disa nga veçoritë e teknoligjive 4K dhe LTE do të adoptohen nga modelet e një performance të lartë të çipe si Snapdragon 810.

Modelet e mëparshme të serive Snapdragon 600 u shfaqën në disa smartfonë të HTC, Samsung dhe LG. Ndërsa cipeve e reja të kësaj serie janë ndërtuar për të mbështetur të gjitha smartfonët Android dhe Windows. Këta smartfonë mund të mos kenë ekrane 4K por do të jenë të afta të paraqesin video 4K në ekrane më të mëdha.

Modelet 64Bit Snapdragon 620 dhe 618 janë të bazuara në arkitekturën e ARM Cortex A72 i prezantuar vetëm pak javë më parë. Cortex A72 konsiderohet si dizajni më i fuqishëm prodhuar gjer më sot duke gjeneruar një performance 3.5 herë më të shpejtë se modelet aktuale Cortex A15.

Snapdragon 620 ka në përbërje tetë bërthama(Katër Cortex A72 dhe Katër Cortex A53), ndërsa Snapdragon 618 kombinon gjashtë bërthama(Dy Cortex A72 dhe Katër Cortex A53). Që të dy çipet zotërojnë karta grafike Adreno 405, dhe mbështetin kamere 13 Megapixel të afta të realizojnë video 4K me formatin H.265.

Çipi do të mbështetë teknologji 4G LTE që do të arrijë shpejtësi 300 Mbps në shkarkim dhe 100 Mbps në ngarkim. Qualcomm gjithashtu prezantoi dhe dy modelet të tjera: Qualcomm 425 dhe 415 dizenjuar për telefonët me kosto nën 200 dollarë.

Këto produkte të reja të kompanisë po mbërrijnë menjëherë pas problemeve të kompanisë në Kinë. Qualcomm u gjobit me 975 milion dollar nga qeveria Kineze për shkak të gjendjes monopolistike krijuar nga kompania. (PCWorld Albanian)

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>