Harduer

Çipi i ri Broadcom: transmetim më i shpejtë i të dhënave dhe thirrje nëpërmjet LTE

Feb 13 2013
0 Shpërndarje
Çipi i ri Broadcom: transmetim më i shpejtë i të dhënave dhe thirrje nëpërmjet LTE

çip BroadcomJu mbase mendoni se shpejtësia e të dhënave në smartfonat e sotëm është shumë e shpejtë por Broadcom është duke planifikuar bazat për rrjete edhe më të shpejta – me një cilësi më të mirë zëri, afërsisht pas një viti.

Broadcom pretendon se ka krijuar modemin më të vogël të avancuar 4G LTE për smartfonë dhe tabletë të quajtur BCM21892. Modemi suporton shpejtësi shkarkimi deri në 150 Mbps dhe një shpejtësi ngarkimi deri në 50 Mbps sipas GigaOM.

Modemi në çip përmban dhe disa përfitime të tjera si: suporton thirrje nëpërmjet LTE, një teknologji që lejon cilësi më të mirë të zërit të telefonatave, dhe ruan deri në 25 % energji të baterisë krahasuar me atë që një telefon tipik konsumon për transmetimin e të dhënave.

Është i përshtatshëm për rrjetet 4G, 3G dhe 2G ekzistuese dhe gjithashtu mund të transmetojë tek standartet e vjetra wireless pa ndërprerje. ”Bashkimi i operatorëve” po ashtu suportohet, duke i lejuar ofruesve wireles të kombinojnë bandat e frekuencave për të arritur shpejtësi më të lartë.

Broadcom nuk planifikon ti prodhojë çipat para 2014, por operatorët wireles duhet të bëjnë punën e tyre ndërkohë. Operatorët telefonikë amerikanë duhet akoma të përgatisin standartet për rrjetet LTE, edhe pse AT&T ka thënë që do të lançojë rrjetin e avancuar LTE të saj më vonë këtë vit. Verizon edhe AT&T të dyja po shpresojnë të lançojnë thirrje nëpërmjet LTE më vonë gjatë këtij viti.

Patjetër që Broadcom do të ketë konkurrentë. Qualcomm, për shembull, po punon mbi çipet që suportojnë LTE të përparuar për rreth një vit. çipi i ri i Broadcom është thjesht një shenjë që ne jemi afër transmetimit edhe më të shpejtë të të dhënave dhe telefonatave më cilësore. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>