Harduer

Çipi i ri i Intel “Iris” i dizajnuar për lojëra

May 3 2013
0 Shpërndarje
Çipi i ri i Intel “Iris” i dizajnuar për lojëra

cpi i intel irisiProcesorët e ardhshëm të Intel të quajtur “Haswell” kanë një çip grafik të integruar “Iris” që do të rrisë dyfishin e perfomancës së Intel HD Graphic 4000, i integruar aktualisht në linjën e procesorëve “Ivy Bridge”.

Kjo do të thotë se laptopët me kartat “Haswell” do të kenë aftësi për lojëra dhe për video më të mira pa patur nevojën e një çipi grafik.

Për shembull, laptopët do të mund të luajnë 4K (3840×2160 pixels) video; ata do të kenë enkodim më të shpejtë MPEG dhe aftësi dekoduese fal teknologjisë së përmirësuar QuickSync të Intel. Jo të gjithë CPU-të Haswell do të krijohen njësoj.

Intel do të ketë shtresa të ndryshme integrimi në 2013, disa mund të kenë çipin Intel HD Graphics 5000, ndërsa disa të tjerë më të mëdhenj si laptopët mund të kenë çipin e ri “Iris” apo “Iris Pro”.

Për përdoruesit që nuk duan një laptop për lojëra, por duan një perfomancë të lartë për videot, atëherë ky është një lajm i mirë. Aktualisht, shumë laptopë, rezultojnë të kenë dhe çipe të integruar dhe grafikisht të dedikuar. Intel akoma nuk ka ndarë shumë detaje mbi këto karta, por pritet që në konferencën e ardhshme në Taivan të flitet më shumë. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>