Harduer

Çipi i ri, i vogël por me fuqi të madhe

Apr 29 2010
0 Shpërndarje
Çipi i ri, i vogël por me fuqi të madhe

Çipi shfrytëzon një zhvillim të ri në përdorimin e nanopikave apo magneteve të shkallës nano, dhe përfaqëson një avantazh të theksuar në teknologjinë e çipave kompjuterik.

“Ne kemi krijuar nanopika magnetike që ruajnë një bit informacioni në secilën nanopikë, duke na  mundësuar që të ruajmë një miliard faqe informacion në një çip që është një inç katrorë (6.45 centimetra katrorë).

Elementi kyç është se nanopikat janë të krijuara nga kristale të vetme pa defekte, duke krijuar sensor magnetik që janë të integruar drejtpërsëdrejti  në një çip elektronik të silikonit.

Këto nanopika, që mund të krijohen aq të vogël në madhësi gati gjashtë nanometër në diametër, janë që të gjithë të orientuar në mënyrë precize në të njëjtin drejtim, duke mundësuar që programorët të bazohen me siguri të plotë në shkrimin dhe leximin e të dhënave në këta çipa.

Vetë çipat mund të prodhohen me efikasitet të plotë të kostos, por hapi i radhës është që të zhvillohet një pako magnetike që do t’iu mundësojë përdoruesve që ët marrin në shfrytëzim avantazhin e çipave. Si shfrytëzim pritet të merret diçka si teknologjia laserike që në mënyrë efektive mund të ndërveprojë me nanopika.

Lajmet e fundit>