Harduer

Çipi i ri nga Samsung mund të ofrojë 4GB memorie në smartfonin tuaj të ardhshëm

Dec 30 2013
0 Shpërndarje
Çipi i ri nga Samsung mund të ofrojë 4GB memorie në smartfonin tuaj të ardhshëm

samsung-lpddr4-ramA menduat që 3GB RAM në Galaxy Note 3 ishin shumë? Samsung vetëm sa kishte filluar.

Kompania ka zbuluar çipin e parë DDR4, i cili mund të përdorë 4GB RAM në një pako të madhësisë së vogël, mobile.

Duke kaluar në një bandwidth më të lartë (3.1 Gbps), standardi DRR duhet të ofrojë përmirësim të shpejtësisë për 50 për qind në krahasim me çipat ekzistues të bazuar në DD3, edhe pse silici i ri përdor 40 për qind më pak bateri se sa paraardhësit e tij.

Samsung është vetëm duke premtuar prodhim të RAM-it të ri dikur gjatë vitit 2014, por është tashmë e qartë se kujt i është dedikuar kjo gjë.

Teknologjia do të shkojë në laptopë, smartfonë dhe tabletë me paraqitjet Ultra HD, ku memoria shtesë do të jetë kyçe për fuqizim të atyre piksellëve shtesë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>