Harduer

Çipi Qualcomm Snapdragon 615 tetë bërthamësh do të fillojë të prodhohet së shpejti

May 21 2014
0 Shpërndarje
Çipi Qualcomm Snapdragon 615 tetë bërthamësh do të fillojë të prodhohet së shpejti

gsmarena_001 (1)Qualcomm është gati të fillojë prodhimin e çipit të parë tetë bërthamësh, dhe bëhet fjalë për Snapdragon 615 raporton DigiTimes. Kompania gjithashtu do të lëshojë çipet e saj të reja 64Bit, Snapdragon 810 dhe Snapdragon 808 përpara fundit të këtij viti. Snapdragon 810 dhe 808 do të fabrikohen duke përdorur arkiteturën 20 nm të TSMC.

Çipi Snapdragon 615 do të vijë në smartfonët e parametrave mesatarë, ndërsa Snapdragon 810 dhe 806 do të kenë si synim sektorin e pajisjeve të parametrave të lartë dhe produkteve elite. Përveçse do të jenë çipe tetë bërthamësh, Snapdragon 810 dhe 808 do të jenë çipet e para të kompanisë me arktitekturën 64Bit.

Kompania ka nënvlerësuar të gjithë proçesorët “octa core” dhe 64Bit në të kaluarën por tashmë i është dashur të tërhiqet nga këto qëndrime për ti sjellë këto produkte të reja për t’ju përshtatur nevojave të konsumatorëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

Qualcomm
Lajmet e fundit>