Harduer

Çipi i ri GPS i Broadcom do të rrisë me 10 herë saktësinë e vendodhjes tek telefonët e 2018-ës

Sep 28 2017
0 Shpërndarje
Shpeshherë ka ndodhur që telefoni ynë inteligjentë të mos arrijë të lokalizojë vendodhjen tonë në hartë. Tashmë Broadcom thotë se përmirësime të mëdha po vinë. Çipi i ri GPS i Broadcom do të rrisë me 10 herë saktësinë e vendodhjes tek telefonët e 2018-ës

Një çip i ri i zhvilluar nga Broadcom do të rrisë saktësinë e GPS-së së telefonëve me 10 herë duke filluar nga viti i ardhshëm.

Sot teknologjia GPS është jashtëzakonisht e përdorueshme, një popullaritet të cilin mund të mos e meritojë nisur nga informacioni i pasaktë që jo pak herë ofron.

Shpeshherë ka ndodhur që telefoni ynë inteligjentë të mos arrijë të lokalizojë vendodhjen tonë në hartë. Tashmë Broadcom thotë se përmirësime të mëdha po vinë.

Gjatë konferencës GNSS+ organizuar nga Instituti i Navigimit në Portland të Shteteve të Bashkuara, Broadcom tha se ishte duke zhvilluar çipin e ri me sinjale të reja të saktësisë së lartë në pozicionimin global gjeografik.

Ndërsa pajisjet aktuale kanë një marxhinë gabimi prej 5 metër, çipet e reja do të kenë marxhinë gabimi vetëm 30 cm.

Çipi i quajtur BCM47755 nuk do të ndikohet nga interferenca e ndërtesave të larta dhe strukturave prej betonit në zonat urban si dhe do të konsumojmë vetëm gjysmën e energjisë që konsumojnë çipet e sotme.

Aktualisht të gjitha sistemet satelitore të pozicionimit përdorin një sinjal të njohur si L1 për të komunikuar vendodhjen. BCM47755 përdor këtë sinjal për tu lidhur me satelitin dhe më pas një sinjal më të sofistikuar të quajtur L5 për të dërguar vendodhjen e saktë.

Sinjalet L5 janë aktualisht në përdorim kryesisht tek makinat dhe pajisjet e përdorur për të gjetur rezervar gazi dhe nafte.

Me Broadcom BCM47755 është hera e parë që çipi vjen për tregun në masë. Megjithatë deri më sot edhe satelitët që mund të përpunonin sinjalet L5 kanë qenë të paktë dhe si rezultat nuk ka pasur kërkesë për zhvillimin e shpejtë të këtij çipi.

BCM47755 do të përdoren në disa telefonë inteligjentë vitin e ardhshëm por kompania nuk dha emra. /PCWorld Albanian

Tags >

Broadcom
Lajmet e fundit>