Biznes

Cisco blen AppDynamics për 3.7 miliard dollar

Jan 25 2017
0 Shpërndarje
Ditën e Marte Cisco tha se është në bisedime për blerjen e kompanisë Amerikane të softuerit për bizneset AppDynamics për 3.7 miliard dollar. Cisco blen AppDynamics për 3.7 miliard dollar Photo Source: Cisco

Marrëveshja shihet si një përpjekje e pionerëve të teknologjisë si Cisco për tu adaptuar me zhvillimet më të fundit teknologjike si fuqizimi i informatikës cloud të cilat përbëjnë kërcënim për biznesin aktual të kompanisë.

Lajmi për blerjen e AppDynamics vjen pak ditë pasi HP Enterprise lajmëroi blerjen e startupit SimpliVity për 650 milion dollar.

Planet e presidentit të ri Amerikan Donald Trump kanë nxitur kompanitë Amerikane të “riatdhesojnë” paratë jashtë vendit drejt Shteteve të Bashkuara.

Aktiviteti i AppDynamics është i përqendruar kryesisht në softuerë menaxhimi edhe aplikacione analtike dhe numëron mbi 2,000 konsumatorë si NASDAQ, Nike etj.

Cisco ofron 26 dollar për aksion pak ditë përpara se AppDynamics të dilte në bursë një veprim i cili mund të kishte rritur më tej vlerën e kompanisë.

Është blerja më e madhe e Cisco që nga 2013 kur portofoli i kompanisë u zgjerua me shërbimet e Sourcefire për 2.7 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>