Biznes

Cisco blen ndërmarrjen e pajisjeve të memories Whiptail, për 415 milionë $

Sep 11 2013
0 Shpërndarje
Cisco blen ndërmarrjen e pajisjeve të memories Whiptail, për 415 milionë $

Cisco Systems do të blejë një ndërmarrje e cila merret me prodhim të disqeve memorizuese, Whiptail, për 415 milionë dollarë.

Cisco, një prodhues i pajisjeve për rrjeta kompjuterike, tha gjatë të martës që planifikon të integrojë teknologjinë e Whiptail në produktet e veta të sistemit të unifikuar kompjuterik (UCS). Sipas kushteve të marrëveshjes, Cisco do të japë para të gatshme 415 milionë dollarë dhe mbajtje të bazuara në stimuj për Whiptail.

Marrëveshja pritet të përfundojë në tremujorin e parë fiskal të Cisco-s, që përfundon në fund të tetorit. Blerja e planifikuar nga Cisco thekson ngarendjen e kësaj ndërmarrjeje pas ndërmarrjeve që prodhojnë pjesë memorizuese. Gjatë të hënës, Western Digital mori Virident për 685 milionë dollarë.

Sipas Cisco-s, Whiptail do të përmirësojë funksionimin në UCS duke shpejtuar aplikacionet. Cisco planifikon që të integrojë teknologjitë e përshpejtimit të të dhënave në shtresën e vet kompjuterike.

Punëtorët e Whiptail do të futen në grupin e sistemeve kompjuterike të Cisco-s.

Në një postim në blog, kompania Cisco tha: Whiptail është një përshtatje e përsosur arkitekturore për UCS-në sepse së bashku dyshja kombinon një arkitekturë të grumbulluar me përshpejtim të bazuar në fabrikë , e cila është tërësisht e automatizuar përgjatë Menaxherit të UCS-së dhe Drejtuesit të UCS-së. Rezultati i fundit është ofrimi i funksionimit të përmirësuar në UCS për aplikacionet në rritje dhe që janë kritike për biznese, si bazat e të dhënave që janë virtualizuar, Të Dhëna të Mëdha, Informatika e Performancës së Lartë dhe punët e transkoduara. (PCWorld Albanian)

CISCO

Tags >

CISCO
Lajmet e fundit>