Lajmet

Cisco numëron në kohë reale objektet e lidhura në “Internetin e Gjithçkaje”

Jul 31 2013
0 Shpërndarje
Cisco numëron në kohë reale objektet e lidhura në “Internetin e Gjithçkaje”

Cisco e adhuron Internetin e Objekteve madje tashmë kompania është duke shitur softuerë dhe harduerë që e mundësojnë atë.

Pritet që deri në fund të vitit 2020 të jenë plot 50 miliard objekte të lidhura në Internet.

Me “objekte” në këtë rast nënkuptojmë të gjitha llojet e pajisjeve mobile që kanë në ndërtimin e tyre sensorë, makinat, makineritë e përgatitjes së kafes, gomat, rrugët, raftet e supermarketeve, monitoruesit kardiakë, lëkura e njeriut etj… 50 miliard objekte mund të duket si një numër shumë i madh, por Cisco ka sqaruar se në vitin 2020 kjo do të përbëjë vetëm 2.7% të gjithë objekteve në planet.

Sipas llogaritjeve aktuale është arritur në përfundimin se për çdo sekondë që kalon lidhen rreth 80 objekte në Internet, ndërsa në vitin 2020 pritet që kjo vlerë të jetë 250.

Për të gjithë ata njerëz që duan të dinë se sa objekte lidhen në Internet në kohë reale Cisco ka krijuar “Numëratorin e lidhjeve në Internetin e Gjithëçkaje.

Kompanitë po përfitojnë gjithnjë e më tepër nga ky lloj rrjeti, megjithatë sipas këndvështrimit të Cisco në këtë rast nuk bëhet fjalë vetëm për para, por për “vlerën e transformimit” që po sjell ky koncept i ri. (PCWorld Albanian)

cisko

Lajmet e fundit>