Biznes

Cisco po planifikon të largojë 10,000 punëtorë

Jul 12 2011
0 Shpërndarje
Cisco po planifikon të largojë 10,000 punëtorë

Duke cituar njerëz të njohur me planet, Bloomberg ka thënë se Cisco do të “heq qafe” rreth 7,000 vende pune, dhe rreth 3,000 vende tjera do të largohen më vonë në etapa graduale duke mbështetur me pako të pensionimit të hershëm punëtorët që largohen. Në maj Cisco pati thënë se po shkurton vende pune për të ndihmuar në kursimin e 1 miliard dollarë për vitin fiskal 2012, e në anën tjetër e njëjta ka shtuar se pakot e pensionimit të hershëm i kushtojnë kompanisë mes 500 dhe 1.1 miliard dollarë për çerekun e katërt të këtij viti. 

Ata që pranojnë të largohen dhe të dalin në pension të hershëm do të pranojnë pagën e plotë vjetore dhe përfitimet mjekësore, e sipas Bloomberg buxheti i kompanisë mjafton për rreth 5,000 punëtorë../pcworldalbanian

Lajmet e fundit>