Lajmet

Cisco publikon raportin vjetor të sigurisë kibernetike, rikthehen sulmet me spam

Feb 2 2017
0 Shpërndarje
Cisco publikoi edicionin e 10-të të raportit vjetor të Sigurisë Kibernetike duke hedhur dritë mbi koston e vërtetë të sulmeve dhe masat e ndërmarra nga organizatat për parandalimin e tyre në të ardhmen. Cisco publikon raportin vjetor të sigurisë kibernetike, rikthehen sulmet me spam

Ndërsa kompania po përjeton një tranzicion nga bota e harduerit drejt teknologjive me rritje të shpejtë si Interneti i Gjërave apo Informatika Cloud, Cisco ka investuar bujshëm në produkte dhe shërbime të cilat do të ndihmojnë organizatat të luftojnë krimet kompjuterike.

Anketa më e fundit e Cisco ku morën pjesë 3,000 drejtorë departamentesh sigurie nga 13 shtete zbuloi se 1/3 e organizatave në botë u përballen me një sulm kibernetik në 2016-ën duke u shkaktuar humbje të paktën 20% të të ardhurave.

90% e tyre kanë raportuar rritje të sigurisë dhe përdorimit të teknologjive mbrojtëse. 38% e tyre kanë vendosur të ndajnë departamentet e IT-së me ato të sigurisë, 38% kanë investuar në ndërgjegjësimin dhe trajnimin e punonjësve dhe 37% po implementojë teknika të mbrojtjes së të dhënave.

Ky fokus i veçantë në sigurinë kibernetike pritet ti sigurojë të ardhura dhe buxhete të larta kompanisë e cila po rrit prezencën me shërbime në këtë sektor.

Në raportin e kompanisë ishin përfshirë detaje të të ardhurave të humbura por edhe konsumatorëve. Organizatat të cilat përjetuan sulme kibernetike, 22% e tyre humbën konsumatorë, 29% të ardhura dhe 23% mundësi të të bërit biznes.

Cisco vuri theksin tek një trend në rritje përgjatë 2016-ës, viti kur hakimi u bë korporativ dhe dixhitalizimi i cili hapi rrugë të reja për kriminelët kibernetikë që kërkojë të bëjnë para.

Ka patur një rritje të ndjeshme të sulmeve klasike përmes aduerëve dhe spamit në e-mail në nivele të tilla që sjanë parë nga 2010-ta. 50% e organizatave u përballen me zemërimin e opinionit publik pas zbulimit të sulmeve kibernetike.

Së fundi raportoi citoi se 56% e organizatave të prekura kanë hetuar sulmet menjëherë. Në mënyrë që të minimizohet impakti apo mundësia e sulmeve kibernetike Cisco rekomandon për organizatat që të bëjnë sigurinë një prioritet të biznesit të tyre, që të matin disiplinën operacionale, që të testojnë efektivitetit e barrierave të tyre të sigurisë dhe të implementojnë një mbrojtje të integruar. /PCWorld Albanian

Tags >

CISCO
Lajmet e fundit>