Siguri

Cisco raporton caqet e reja të cyber-krimit

Jan 23 2011
0 Shpërndarje
Cisco raporton caqet e reja të cyber-krimit

Sulmuesit janë duke e gjetur më tëvështirjë për të filtruar kompjuterë që përdorin Windows, të cilët ata i kanë sulmuar gjatë dekadës së kaluar, sepse shitësit e përkrahur sigurinë në këto platforma dhe kanë qenë më të ashpër në përgjithësi në pjesët e pacenueshme.

Kjo i ka ndërruar drejtimin kiberkriminelëve në platforma të tjera, veçanërisht pajisje telefonike dhe aplikacione të palës së tretë. Shtimi i këtyre pajisjeve gjatë disa viteve të kaluar dhe rreshtimi marramendës i aplikacioneve të gatshme të palës së tretë mbyllën foletë e tyre tradicionale në kompjuterët me sistemin Windows.

Si rezultat, Infonetics pret që tregu i softuerëve për siguri të celularëve të rritet gjatë çdo viti për
50% , deri në vitin 2014 në 1.6 miliardë dollarë.

Raporti nga Cisco për siguri gjithashtu shkruan që viti 2010 ishte viti i parë “në historinë e internetit” që vëllimi i spameve është zvogëluar. Kjo është për shkak të rrëzimeve të botnet-it, kufizimeve të letrave elektronike të ISP-ve dhe kujdesit më të madh në marrjen e kryeresve të gjërave të ndryshme.

Pavarësisht nga kjo, spami ishte në ngritje në ekonomitë e zhvilluara ku lidhjet e broadbandit janë duke u shpërndarë, si në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe. Këtë e gjeti Cisco. Spam gati sa është dyfishuar në Britani të Madhe në mes të viteve 2009 dhe 2010, tregoi studimi. Ndërkohë, vendet që karakterizoheshin me shumë spam si Brazili, Turqia dhe Kina panë një ulje të rëndësishme në vitin 2010, me vlerën e arritur në Turqi deri në 87%.

Gjatë këtij viti pritet që kiberhajdutët të investojnë në marrjen e parave – marrësit janë njerëzit të cilët të rekrutuar me apo pa dijeni për të hapur llogaritë bankare për shpërlarje të parave. Marrësit rekrutohen nëpërmjet skemave tërheqëse të reklamave për punë “puno-në-shtëpi”, duke premtuar pagesa bujare.

Cisco beson që veprimet marrëse do të bëhen më të mbrojtura dhe më botërore në vitin 2011 dhe më vonë, pavarësisht nga rreziqet e mëdha për kapje. Sipas raportit të mikut të Jeremy Kirk, shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe ishin arrestuar vitin e kaluar me akuzat për pjesëmarrje të grupeve të mëdha që vodhën para nga llogaritë bankare duke përdorur programin Zeus.

Parashikohet që në ngritje gjatë këtij viti të jenë të trojanët si Zeus  që bëjnë vjedhje të të dhënave dhe shfrytëzuesve të uebit lehtë-për-zhvillim. Në pritje të gjykimit janë keqdashësit e celularëve, edhe pse Zeus tashmë është nxjerrur për platformat e celularëve, shkruan Cisco./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>