Harduer

Cisco shpalos tablet për biznese

Jun 30 2010
0 Shpërndarje
Cisco shpalos tablet për biznese

Cisco është kompania më e re që është futur në tregun e nxehtë të pajisjeve tablet, dhe ky tablet i kompanisë që prodhon pajisje për rrjeta, quhet Cius, është i lehtë, ka ekran 7 inç SuperVGA të ndjeshëm në prekje dhe bazohet në sistemin operativ të Google, Android.

Ai gjithashtu ka një kamerë të përparme me 5 megapiksel që mund të kap imazhe dhe video në rezolucion VGA, e gjithashtu ka edhe mikrofon të dyfishtë për reduktim të zhurmës, akselerometër të integruar dhe veçori tjera.

Cisco është duke paraqitur Cius, si një tablet që do të punojë edhe me rrjetet WiFi e edhe me rrjetet e shpejta mobile, dhe si i tillë do të ofrojë një formë të mirë bashkëpunimi dhe komunikimi për ndërmarrje.

Cius ofron video konferenca në lëvizje, qasje tek kompjuteri desktop i përdoruesit, email mesazhe dhe ueb shfletim, si dhe disa aplikacione të dizajnuara për platformën Android.

Epitetin e krijuesit të tregut tablet e mban Apple, me lansimin e sukseshëm të iPad gjatë muajit prill dhe më pas ky treg, u pajis me pajisje tjera nga prodhues si Dell e Toshiba.

Për dallim prej ofertës së Cisco-së, shumica e tabletëve deri më tani kanë pasur si synim klientët e zakonshëm.

Për sa i përket çmimit të pajisjes ai nuk është bërë i ditur, por sipas të gjitha gjasave ai do të paraqitet në shitje në çerekun e parë të vitit 2011.

Lajmet e fundit>