Biznes

Cisco “shuan” shërbimin cloud Intercloud

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
Cisco “shuan” shërbimin cloud Intercloud

intercloud-630x293Cisco ka konfirmuar se po vret projektin e tyre cloud të njohur si “Intercloud.”

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi për Venture Beat tha se Intercloud publik do të mbyllet në mars të 2017 dhe Cisco do të lëvizë aplikacionet për sipërmarrjet dhe të dhënat në një ofrues tjetër shërbimesh cloud.

Ndërkohë që Cisco nuk zbulon emrin e këtij ofruesi, ekzistojnë shanset që të jetë Amazon sepse sipërmarrjet po konkurrojnë me njëra tjetrën për të përdorur Amazon, këto ditë. Amazon ka më shumë funksionalitete dhe më shumë partnerë se çdo ofrues tjetër të shërbimit cloud.

Cisco debutoi Intercloud në 2014, duke premtuar investim 1 miliard dollar në të. U debutua si kundërpërgjigje ndaj Amazon, e cila po thithte aplikacionet, të dhënat dhe buxhetin e IT të shumë klientëve të mëdhenj.

Ndërkohë, ofruesit cloud si Amazon, Microsoft, dhe Google nuk po përdorin shumë mjete Cisco. Ato po përdorin çdo herë e më shumë një stil të ri për të ndërtuar rrjete që mbështetet në softuer dhe më pak në harduer të cilësisë së lartë dhe të shtrenjtë. Disa nga to, si Amazon, Microsoft dhe Google madje po ndërtojnë vetë harduerin e tyre të rrjeteve.

Kjo shënon një tjetër fitore për Shërbimin e pandalshëm të Amazon. Suksesi i tyre ka shkaktuar disa viktima që vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>