Analiza

Cisco: Trafiku i të dhënave globale pritet të trefishohet në 2018-ën

Nov 6 2014
0 Shpërndarje
Cisco: Trafiku i të dhënave globale pritet të trefishohet në 2018-ën

data-centre-jpgSipas një studimi nga Cisco, trafiku i të dhënave në rang global do të trefishohet në vitin 2018 duke parashikuar që gjysma e botës do të ketë akses online.

Gjiganti i rrjetit me bazë në Shtetet e Bashkuara, CISCO Global Cloud Index ka regjistruar një rritje masive të trafikut në cloud apo memorie. Ka rezultuar se ruajtja e të dhënave private dhe aktualisht shumë herë më e madhe se ruajtja e të dhënave publike.

Studimi ka parashikuar se në 5 vitet e ardhshme bazat e të dhënave do të trefishohen dhe cloud do të përfaqësojë 76% të të gjithë trafikut global të të dhënave. Në 2018, më shumë se gjysma e popullsisë globale do të kenë akses në internet.

Pritet që ritmi i trafikut i të dhënave do të rritet nga 3.1 zettabytes që ka qenë në 2013, në 8.6 zettabytes në 2018. Kompania shtoi se 1 zettabyte është ekuivalente me 1 trilion gigabytes. Gjithashtu në 2013 cloud përfshinte 54% të trafikut total të të dhënave, ndërsa në 2018 parashikohet që kjo përqindje të arrijë në 76%. Shumica e të dhënave do të ruhen në mënyrë private. (PCWorld Albanian)

Tags >

CISCO
Lajmet e fundit>