Analiza

Cisco: Trafiku mobile botëror do të tejkalojë 15 exabytes në muaj gjatë 2018-s

Mar 28 2014
0 Shpërndarje
Cisco: Trafiku mobile botëror do të tejkalojë 15 exabytes në muaj gjatë 2018-s

white_paper_c11-520862_0Cisco Systems parashikon përmes indeksit të tij Visual Networking se trafiku mobile botëror i të dhënave do të tejkalojë 15 exabytes në muaj në vitin 2018 – ose, e thënë ndryshe, 10 herë më tepër të dhëna do të transmetohen atë vit krahasuar me fundin e vitit 2013. Nëse do të bënim një krahasim me vitin 2000, shifrat do të ishin edhe më impresionuese: rreth 180 herë më tepër.

Trafiku mobile botëror shënoi gjatë vitit 2013 një rritje me 81% krahasuar me një vit më parë. Smartfonët përbënin 77 % të 526 milionë pajisjeve mobile dhe lidhjeve të kryera gjatë vitit 2013. Numri i tabletëve arriti në 92 milionë teksa trafiku i të dhënave në to arriti në mbi 1.3 GB në muaj. Tabletët do të përbëjnë një të gjashtën e trafikut mobile botëror në vitin 2018, parashikon Cisco.

Ndërkohë, 149 milionë laptopët gjeneronin 2.45 GB trafik për njësi. Cisco parashikon gjithashtu se numri i pajisjeve mobile të aktivizuara do të tejkalojë popullsinë e botës gjatë vitit 2014. Gjatë viteve në vijim, ata që do të dominojnë do të jenë smartfonët, por nuk duhet neglizhuar edhe ekzistenca në rritje e të ashtuquajturit “interneti i sendeve”.

Sa më shumë pajisje të lidhura në rrjet të shtohen, aq më tepër do të rritet trafiku mobile i të dhënave. Në fund të 2013-s, 4 miliardë njerëz ishin përdorues mobile, një shifër kjo që pritet të arrijë në 5 miliardë deri në vitin 2018. Deri në atë kohë, vlerëson Cisco, shpejtësia mesatare e lidhjeve mobile do të ketë tejkaluar 2Mbps. (PCWorld Albanian)

Tags >

CISCO
Lajmet e fundit>