Siguri

Cisco arnon vrimën që bllokoi 1 për qind të internetit

Sep 1 2010
0 Shpërndarje
Cisco arnon vrimën që bllokoi 1 për qind të internetit

Si pjesë në eksperiment, hulumtuesit përdorën sisteme RIPE NCC për të shpërndarë routuer me të dhëna eksperimentale BGP (Border Gateway Protocol) – në mënyrë që ta përdorin për të bërë vendime për shpërndarje efikase të të dhënave.

Megjithëse të dhënat eksperimentale BGP bazoheshin në RIPE NCC Routing Information Service (RIS) ishte “e saktë dhe e përshtatshme për të gjitha standardet, por arriti që të destabilizojë 3.500 prefikse apo paralajmëroi bllokime të adresave të protokolleve të internetit – interneti ka rreth 330.000 prefiske në tërësi, dhe kështu u shkaktuar një fikje parciale e internetit që ka prekur shumë rrjete në më shumë se 60 shtete. RIPE NCC ka fajësuar disa tipe të caktuara të routerëve për “modifikim jokorrekt të qasjes eksperimentale dhe më tej ka paralajmëruar rrugën e formuar gabimisht drejt porteve të tyre”.

Dhe më pas u bë e ditur se “disa tipe të caktuara të routerëve” që po i quante RIPE NCC, i takonin kompanisë Cisco. Kompania me bazë në San Jose ka arnuar një vrimë në sistemin e brendshëm operativ (IOS) të routerit të saj që ka destabilizuar pjesë të internetit.

Lajmet e fundit>