Lajmet

Cisco rrit sigurinë online për iPhone

Nov 21 2009
0 Shpërndarje
Cisco rrit sigurinë online për iPhone

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm të premten në dyqanin e Apple iTunes, ai jep informacione mbi malwaret e reja, informon si ti parandaloni kërcënimet e reja, mënyra për të zbuluar nëse faqe të veçanëta janë të rrezikshme, si dhe jep gjithashtu linqe drejt videove dhe podcasteve të ndryshme.

Cisco SIO To Go iPhone mbledh informacionet e tij prej sistemit Security Intelligence Operations (SIO) të kompanisë, i cili mbledh informacione në kohë reale prej rreth 700 000 sensorëve të vendosur në site konsumatorësh, ISP, dhe faqe të tjera nëpër botë. Të dhënat prej këtyre vendndodhjeve kaq të shumëta do të ndihmojnë inxhinierët e Cisco-s të lokalizojnë kërcënimet dhe sulmet e internetit si dhe fushatat e spam-it.

Sipas Michael Weir, Drejtor i marketingut të Sigurisë në Cisco, aplikacioni është projektuar për profesionistët apo ekspertët e sigurisë dhe jo përdoruesin standart.

Lajmet e fundit>