Analiza

Citoni, pajisni me shënime dhe ruani uebfaqet me Scrible

May 6 2011
0 Shpërndarje
Citoni, pajisni me shënime dhe ruani uebfaqet me Scrible

Scrible, një nismë që e bën një bookmark për shënimet e caktuara në ueb dhe mund të bëhet edhe citimi i uebfaqeve, shpreson që teknologjia e vet do ta bëjë atë si një sfidues të vërtetë të veglave që kryejnë një gjë të ngjashme me këtë. Skuadra gjithashtu mendon që ende duhet të përhapet fjala për këtë vegël, duke pasur parasysh që ende shumë kërkues në ueb duhet t’i marrin tekstet, t’i kopjojnë dhe t’i vendosin në dokumente dhe t’i shtypin, për t’i marrë pastaj në dorë.

“Ne jemi duke sjellur një kërkim të bazuar në ueb, në epokën e internetit duke i ndihmuar njerëzit që të shënjestrojnë ueb faqe në shfletues dhe t’i udhëheqin dhe t’i bashkojnë ato online,” shpjegoi bashkëthemeluesi i Scrible, Victor Karkar.

Scrible është dizajnuar për hulumtuesit, studentët, blogerët, investuesitd dhe për çdokënd që rregullisht mbledh informacione online. “Ne jemi duke vepruar në hapësirën në mes të fundit të një kërkimi në Google dhe në krijimin e një dërgese,” tha Karkar.

Sapo të shtohet në shfletues, Scrible bookmarklet e thirrë shiritin Scrible – është ngjashëm me një editues të dokumenteve tekstuale, por i dizajnuar për ueb – për të klikuar. Përdoruesi mund të përdorë shiritin për të shtuar shënime, për të cituar copëza, t’i bëjë shkronjat më të trasha, të nënvizuara, t’i lakojë ose të vendos një vijë përgjatë mesit të shkronjave dhe të përzgjedhen ngjyra të ndryshme për qëllime të ndryshme.

Shiriti vendos disa gjëra shtesë, duke përfshirë një tabelë të shënimeve, një sustë për të dërguar një uebfaqe të caktuar me kontaktet përgjatë emailit dhe një opsion për ruajtje që ruan një kopje të uebfaqes përkatëse në “Librarinë Personale” të përdoruesit.

Libraria Personale është një kuti postale online për uebfaqet e ruajtura me shënime përkatëse. Për shkak që Scrible indekson tekstin e faqeve të ruajtura, përdoruesit mund të bëjnë kërkime përgjatë shënimeve dhe teksteve në uebfaqe.

Frymëzimi kryesor për Scrible daton në vitin 2001 dhe kërkimet e pashpresa përgjatë kërkimit online. Ai së pari filloi në një version të hershëm të idesë, në vitin 2004, por përparimi nuk ishte arritur. Në vitin 2007, Karkar arriti që të bashkëpunojë me bashkëthemeluesin, Andrew Delpha, dhe pala punoi gjatë një pjese të kohës, në një version të hershëm të Scrible, i cili kishte pasur për qëllim të bëhej një shtojcë për Internet Explorer në ndërmarrje.

Pas një lëshimi alpha gjatë vitit të kaluar, bashkëthemeluesit kishin marrë pëlqime. Fakti që Scrible ishte përshtatur shumë vetëm me Internet Explorer tregonte që nuk kishte një fillim të mbarë. Karkar dhe Delpha, shumë shpejt arritën që ta bëjnë sistemin e tyre të përshtatshëm për të gjithë shfletuesit. Të enjte, Scrible përfundimisht lëshoi veglën për publikun.

Scrible së fundi është shpërblyer me 500,000 dollarë nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës, i cili në fillim kishte ndihmuar këtë nismë me 100,000 dollarë./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>