Analiza

Çka u prezantua në Panasonic Convetion 2011

Feb 17 2011
0 Shpërndarje
Çka u prezantua në Panasonic Convetion 2011

Nën titullin “Bringing Ideas to Life” (Jetësimi i ideve), Panasonic shfaqi vetën si kompani lider në fushën e teknologjisë 3D dhe në sfera tjera të tregut të elektronikës konsumuese. Në mesin e gjërave të shumta të diskutuara në ambientet e qendrës së madhe ExCeL, Panasonic  u shfaq edhe me ide të reja në lidhje me programe të gjelbra, madje edhe me projekte konkrete si “Mini Eco House”, që në fakt prezantonte një ide të një shtëpie me shfrytëzim, gjenerim , kursim dhe ruajtje efikase të elektricitetit.

Viera në qendër të vëmendjes

Linja e televizorëve të fuqishëm të Panasonic, përkatësisht linja Viera me modele 2D dhe 3D të madhësive prej 19 deri në 65 inç, ishin të shfaqur para medieve të shumta ndërkombëtare. Kompania në bazë të asaj që u tha do të zgjerojë linjën e saj 3D, ku tani do të ketë në ofertë 14 modele dhe gjithashtu do të mundësojë edhe 14 modele tjera për linjën LED LCD TV. Teknologjia e re NeoPlasma në kombinim me 3D teknologjinë tani do të mundësojë një kualitet të lartë të fotografisë në kuadër të njësive televizive Full HD 3D.

Modelet që tërhoqën vëmendjen më të madhe ishin VT30, GT30 dhe ST30 NeoPlasma 3D, por nuk mbetën anash aso DT30 Series 3D LED LCD TV.

Viera VT30 është një prej produkteve më elegante që ka në ofertë Panasonic dhe si seri konsiston nga katër modele: 65 inçëshi TX-P65VT30, 55 inçëshi TX-P55VT30, 50 inçëshi TX-P50VT30 dhe 42 inçëshi TX-P42VT30. Të gjitha modelet kanë dizajn të kualitetit të lartë dhe elegant me veçori të shumta, ndërsa janë të certifikuara në THX 2D dhe 3D për të sjellë përmbajtjen më të fuqishme filmike. Në mesin e veçorive të shumta ka përkrahje për Viera Connect, Skype, Lan, USB, incizim në USB HDD, port për kartelë të memories, incizim në SD kartelë, etj.

Sipas Panasonic, teknologjia e re NeoPlasma sjellë filtra më të mirë dhe elektroda transparente, duke mundësuar në mes tjerash edhe konsumim më të ultë të energjisë. E në anën tjetër sjellë kualitet më të mirë, ratë kontrasti të përmirësuar, të zezë të pakufishme, kontrast të lartë, kohë reagimi në disa modele prej 0.001 ms, etj.

Siç është përmendur edhe në CES, Viera Connect tani është pasardhësi i VIERA Cast, që është një shërbim që do t’iu ofrojë konsumatorëve mundësi edhe më të gjera përmes internetit. Në mesin e aplikacioneve të shumta të përkrahura nga njësitë e prezantuara ishin Skype, Facebook, YouTube, lojëra, etj.

Kontrollim me iPad dhe produkte si iFit

Panasonic demonstroi edhe disa gjëra të mira për shëndetin e njeriut. iFit ishte një koncept i një partneriteti me kompanitë si Bodymedia dhe Withings, që në fakt është një koncept ide që do t’ju mundësojë përdoruesve të monitorojnë shëndetin dhe fituesin e tyre përmes televizorit ose madje të shkojnë edhe të bëjnë vrapim në ndonjë ambient të caktuar të botës pëmes Google Maps. Në anën tjetër pati edhe një demonstrim të një mundësie të re të kontrollimi të përmbajtjes në TV, përmes një aplikacioni të vendosur në një iPad, që mundëson ndërrimin e kanaleve, kontrollimin e volumit etj. Aplikacioni u tha se do të jetë gati në muajin mars, dhe ka gjasa të jetë pa pagesë.

Blu-ray 

Panasonic prezantoi gjithashtu edhe Blu-ray lexues të rinj, përkatësisht modelet 3D Blu-ray DMP-BDT310, DMR-BWT800, DMR-BWT700, që janë edhe njëkohësisht Blu-ray lexuesit e parë të Evropës, ndërsa shtoi edhe një tjetër model DMR-PST500EF që do të shkoj në shitje në Francë dhe do të mundësojë edhe incizim të përmbajtjeve Blu-ray në HDD.

Në mesin e platformave të ndryshme të demonstrimit u shfaq edhe mundësia e kombinimit të Blu-ray lexuesve me njësi të ndryshme televizive dhe njësi të ndryshme të zërimit, në ambiente të ndryshme të jetesës.

Aparate digjitale

DMC-TZ20 dhe DMC-FT3, ishin dy aparatet e reja të serisë LUMIX që u prezantuan në Londër. DMC-TZ20 veçohet me një thjerrëz LEICA DC VARIO-ELMAR, 24 mm me kënd të gjerë dhe zoom 16x optik, si dhe mundësi për incizim në Full HD, pastaj kontrollim me ekran 3.0 inç të ndjeshëm në prekje, GPS të integruar, etj. DMC-FT3 në anën tjetër është një 12.1 inçësh i dizajnuar në veçanti për përdorues që kanë dëshirë të ndjekin fotografi të kualitetit të lartë apo edhe në 3D.

Kamera

HM-TA20 dhe HM-TA2, u prezantuan si kamera të reja mobile me mundësi për incizim në Full HD 1920 x 1080 piksela, me ndërfaqe për HDMi, me ekran 3.0 inç të ndjeshëm në prekje, etj. Kamerat mobile gjithashtu kanë veçori për tu mbrojtur goditjet, uji, pluhuri, etj.

Të gjitha produktet e reja do të paraqiten në treg gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa kur të arrijmë tek ky moment ne do t’ju njoftojmë me kohë. Por një gjë duhet theksuar se problemet më të mëdha duket të burojnë nga mungesa e programeve në Kosovë dhe Shqipëri që ofrojnë përmbajtje në 3D, edhe pse ka transmetime në format Full HD. Kjo ka gjasa të ndryshojë por deri atëherë konsumatorët e këtyre dy tregjeve do të jenë të limituar që të shohin 3D vetëm duke blerë filma ekstra në format Blu-ray dhe lexues Blu-ray. Pra me një fjalë një pako e plotë nga Panasonic do t’ju mundësojë atyre ta shijojnë një film si Avatar, në kualitet të fuqishëm 3D.

Lajmet e fundit>