Analiza

Çka do të na prezantojë Apple në shtator?

Aug 26 2010
0 Shpërndarje
Çka do të na prezantojë Apple në shtator?

Duke cituar dy burime anonime, Bloomberg pretendon se Apple do të shpalos dy produkte të reja së bashku me një shërbim të ri me qira për iTunes për programe televizive, që është diçka për të cilën ka raportuar edhe Epicenter i Wired.com, gjatë të martës.

Duke u bazuar në thashethemet e mëhershme të Apple TV, Bloomberg ka thënë se një version i ri i pajisjes do të duhej të kushtojë rreth 100 dollarë dhe do të duhej të ketë të përfshirë një hard disk më të vogël, si dhe do të dizajnohet në rend të parë për transmetim të përmbajtjes nga iTunes. Raportet tjera kanë pretenduar se Apple do të riemërojë pashijen si iTV dhe do ta dërgojë atë në treg me sistemin e saj operativ mobil iOS, që do të mund t ë thotë se pajisjet televizive do të kenë një dyqan me aplikacione për të avancuar funksionalitetin.

Raporti i Bloomberg gjithashtu pretendon se Apple do të shpalos një iPod Touch të rifreskuar, që do të veçohet me një ekran Retina të rezolucionit të lartë si iPhone 4, dhe se do të ketë edhe një kamerë të përparme për të mbështetur video-chat.

Ngjarja vjetore e shatorit të Apple për disa vite me radhë ka qenë e përkushtuar ndaj iTunes dhe iPod-ve, por do të kishte kuptim nëse Apple do të shpaloste një Apple TV këtë vit, sepse shërbimi për transmetim të medias në TV ka gjasa të përkrahet nga një version i ri i iTunes për magazinim online.

Gjithashtu thuhet se Apple do të paraqes edhe një përditësim të softuerit të saj për konsumatorët e iPad, iOS4, që do të sjellë aftësi për multitasking dhe veçori tjera në tabletin e saj të popullarizuar.

Lajmet e fundit>