Analiza

Çka i bënë të ftohtit celularit?

Nov 23 2009
0 Shpërndarje
Çka i bënë të ftohtit celularit?

Një ueb faqe në internet ka vendosur që ta kuptojë këtë gjë, duke vendosur gjashtë celularë në temperatura progresive të ftohta, derisa ata ndaleshin së punuar. Pastaj, për matje të mira, ata kanë vendosur paksa nitrogjen të lëngët. Lexoni më poshtë për të kuptuar çfarë ndodhë kur një pajisje normale takohet me të ftohtit ekstrem.

Sigurisht pajtoheni me faktin se temperaturat ekstreme të ftohta dhe pajisje mobile nuk mund të përzihen së bashku. Në fund të fundit, temperaturat nën zero shkallë celsius mund të ngrijnë ekranet nga kristali i lëngët dhe të ngadalësojnë reaksionet kimike që i ofrojnë baterisë nga hekuri-litiumi mbushjen e tyre.

Por sjellja e celularëve në temperatura të ftohta është diçka që nuk mund të evitohet – thjeshtë nëse dilni në ski apo jetoni në një ambient malor, ju kaloni orë të tëra në një ambient me ngrica ku celulari juaj nuk ka mburojë tjetër përveç xhaketës suaj.

Por saktësisht sa i duhet celularit për të ndaluar së punuari? Këtë kanë vendosur ta kuptojnë ekipi nga www.popularmechanics.com. Për ndihmë, ata kanë kërkuar kolegët nga Laboratori Enivron, që është një fabrikë testuese e ambientit në Minneapolis dhe që shfrytëzohet nga industritë mbrojtëse, ajrore dhe teknologjike për të simuluar kushtet ekstreme. Ata i ofruan Enivron-it gjashtë celularë si mostra nga prodhues të ndryshëm. Këto modele ishin celularë të zakonshëm të cilët shpeshherë operatorët i ofrojnë pa pagesë me kontrata të reja, pra asnjeri prej tyre nuk është i punuar apo dizajnuar në mënyrë të veçantë për temperatura ekstreme. Detyra e Enivron këtu ishte të ngriheshin pajisjet në një dhomë ku kontrollohej temperatura (temperatura më e vogël e mundshme – 40 shkallë celsius) derisa ata celular nuk funksiononin më – pavarësisht sasi së kërkuar të të ftohtit.

Me fjalë të tjera, është kërkuar testimi i këtyre pajisjeve përtej limiteve dizajnuese të tyre dhe përtej garancioneve që ofrohen për ta. Duke filluar prej temperaturës prej 5 gradë celsius, secili celularë është lënë të punojë për 30 minuta para se temperatura të ulet për 10 shkallë celsius. Ky proces është përsëritur çdo 30 minuta para se celularët të ndaleshin së punuari. Në momentin që celulari vdiste, atij i ofrohej një shpresë jete duke e sjellë përsëri në temperaturë dhome për të shikuar nëse do të ringjallej nga ngrohësia.

Celularet_e_ngrir_265015661.jpg

Përveç disa problemeve të vogla (dobësim i lehtë i ekranit, përgjigje të ngadalshme të tasteve), asnjë prej celularëve nuk ka pasur probleme deri në -20 shkallë celsius, moment kur indikatori i zbrazjes së baterisë u paraqit në një Samsung, pavarësisht faktit që ai para pak çasteve ishte mbushur. Në -30 shkallë, i njëjti celulari u fik dhe ekranet e disa të tjerëve lexoheshin me vështirësi.

Nën 30 shkallë celsius është momenti ku fillon edhe argëtimi, ku pesë prej gjashtë celularëve përjetuan probleme serioze të baterisë apo probleme me LCD – ekrani në një Nokia u bë një bllok i palexueshëm me ngjyrë të kaltër, gjersa disa diagrame bizare u paraqitën në një ekran të një celulari tjetër.

Në – 40 shkallë celsius, të gjithë përveç njërit u bënë tërësisht të paoperueshëm. I fundit që po qëndronte, ishte një Motorola i vjetër Krzr i cili qëndroi funksional deri në – 50 shkallë celsius, moment kur i vdiq bateria.

Interesant ishte fakti, se asnjë prej dëmeve të paraqitura nuk mbeten të përhershme – ajo që u nevojit për riparim ishte thjeshtë vendosja e celularëve në temperaturë dhome.

Sigurisht me kaq nuk përfundoi testi, sepse sadistët elektronik nuk pranuan të dilnin nga fabrika testuese e Enivron pa provuar edhe nitrogjenin e lëngët. Dihet se temperatura më e ftohtë në tokë që është regjistruar ndonjëherë është  minus 90 shkallë celsius, por këta djem nuk kanë mundur t’i rezistojnë për të kuptuar sesi sillet konkurrenti më i fuqishëm kur laget me nitrogjen të lëngët në temperaturë prej minus 195 shkallë celsius.

Për çudi, celulari Motorola u rezistoi disa pikave të këtij lëngu. Por për shkak të disa pikave të cilat depërtuan tek bateria, celulari u fik. Por në momentin që ai u ngroh përsëri, ai sërish u kthye në jetë pa dëme të dukshme. Ata edhe e hodhën celularin e ngrirë në tokë nga një lartësi, dhe pavarësisht se u prit që të thyhej, lëshimi nga lartësia pothuajse nuk shkaktoi asnjë dëmtim. Në fakt, dëmet nuk ishin të pranishme derisa Krzr u zhyt në nitrogjen të lëngët katër herë dhe pastaj kur edhe u hodh në tokë, celulari u dorëzua. E prapëseprapë ekrani ende ndizej kur ai futej në rrymë (megjithëse nuk mund të lexohej), ndërsa zërimi i tij ende ishte funksional. Disa taste duket se prodhonin tinguj.

Rezultatet ishin vërtetë mbresëlënëse. Banorët e Alaskës mund t ë durojnë disa probleme me ekran apo jetë të shkurtër të baterisë në ditë të ftohta, por çdo gjë mund të rregullohet në temperaturën e dhomës. Dhe nëse celulari mund të durojë disa zhytje në një prej lëngjeve më të ftohta në planetin tonë, atëherë sigurisht që mund të durojë një ditë në akullnaja pa asnjë problem.

Lajmet e fundit>