Analiza

Çka na pret në CES 2010

Jan 4 2010
0 Shpërndarje
Çka na pret në CES 2010

Padyshim që në këtë ngjarje do të shohim gjëra sikurse produktin e shumë përfolur së paku në gjysmën e vitit të kaluar, përkatësisht për iSlate të Apple e deri tek celularët e shumtë që punojnë në Google Android. Gjithashtu këtë vit CES do të shfaq edhe fillimin e ndryshimit më të madh në TV qysh prej grafikave me ngjyra, përkatësisht shpalosjen e shikimit 3D.

Të shohim çka na pret në CES dhe se çka do të përjetoni brenda 12-24 muajve të ardhshëm

  • Lexues elektronik anembanë

Ka shumë lexues eBook që do të lansohen në CES. Shumica janë variante të e-Paper dhe janë të lidhur pa tela. Modelet më të lira do të kenë vetëm Wi-Fi, kurse produktet më të shtrenjta do të shtojnë veçori 3G të ngjashme me Kindle. Prisni që gjithashtu të keni rifreskime më të shpjeta dhe produkte të para me ngjyra të shpalosura në këtë event, megjithëse produktet me ngjyra kanë më shumë gjasa të jenë koncepte sesa të produkte të gatshme për treg. Çmimiet nuk do të lëvizin, ku lexuesit elektronik që nuk përkrahin 3G sillen rreth 200 dollarëshit ndërsa më të mëdhenjtë që janë të lidhur me 3G ende pritet të qëndrojnë rreth 500 dollarëshit.

  • Tablet PC dhe Smartbook

Një prej betejave më të mëdha në vitin 2010 do të jetë ajo mes të shumëpërfolurit iSlate nga Appe (megjithëse ende nuk është e qartë a është emri i vërtetë ky apo jo) dhe mes numri masiv të Tabletëve të bazuar në Android që do të lansohen në CES. Ajo çfarë është interesante është se shumica e produkteve Android do të kenë një ekran 7 inç kurse ai i Apple mund të ketë një 10 inçësh, gjë që e vendos në kategorinë e madhësisë së netbook-ve dhe në konkurrencë me eBook, si alternativë e mundshme.

Këta pritet që të qëndrojnë në kategorinë e çmimeve nën 500 dollarë, megjithëse thuhet se Tableti i Apple do të kushtojë shumë më shtrenjtë, gjë që mund të jetë një problem apo informatë false. Do të jetë interesante të përcillen njerëzit që bëjnë krahasime mes tablet-ve (të cilët mund të përkrahin më mirë përmbajtje multimediale dhe ofrojnë ueb eksperiencë më të mirë sesa lexuesit eBook) dhe e-Lexuesve (që kanë bateri më të mirë dhe janë më të lehtë për lexim, në veçanti gjatë ditës). Gjithashtu pritet të ketë edhe një numër të madh të tabletave me tastiera. Për këtë llojin e fundit është përdorur termi Smartbook. 

  • Celularë të mençur dhe ekrane OLED

Celulari i Google, Nexus One mund të jetë produkti i CES sikurse që ka qenë iPhone para d vitesh dhe Palm Pre para një viti. Analizat kanë dhënë shenja se ky celularë tejkalon edhe iPhone edhe Motorola Droid. Celulari gjithashtu do të hap dyert për celularë të mençur OLED, që do të kenë fokusim të shtuar në potencialin grafik të gjeneratës së ardhshme të pajisjeve.

  • Një botë me ARM

Duke përmendur të gjitha këto pajisje të jashtëzakonshme, duhet bërë e ditur se të gjitha fuqizohen nga ARM e jo nga x86 sikurse PC-të. Kompanitë si Qualcomm, Marvell dhe NVIDIA janë duke drejtuar atë që duket të jetë një revolucion i gjërave të shkëlqyera nga lexues eBook e deri tek këta tablet e smartphone të rinj, dhe që të gjithë përdorin variante të ndryshme të procesorit ARM. Intel do të godas me platformën e saj Intel, por kjo do të jetë një betejë e fortë dhe ARM duket se ka avantazhin.

  • 3D TV

Ky është hardueri që ka emocionuar secilin dhe nëse keni shikuar filmin e fuqishëm Avatar (rastësisht në një format 3D), atëherë sigurisht që do të jeni të pajtimit se më shumë e më shumë filma do të paraqiten në këtë format. Ngjashëm sikurse në kohën kur u paraqitën ngjyrat në filma e pastaj në TV, filmat janë duke shfaqur 3D-në para se të arrijë në TV. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë HDTV të rinj dhe lexues të rinj Blu-Ray që do të jenë adoptues të hershëm të 3D-së, megjithëse shumica e filmave 3D dhe shfaqjeve televizive 3D, janë ende 3 apo 5 vite larg.

  • 4G

Teknologjia 4G është duke u paraqitur, dhe prodhuesit edhe një herë do të shpalosin sesi teknologjia që keni në celularin tuaj të ri do të jetë histori. Thënë shkurt, 4G premton rrjet më të shpejt pa tela, taksa më të ulëta mujore dhe eksperiencë edhe më të mirë.

CES 2010 (dhe tërë viti në përgjithësi) duket se do të paraqet një periudhë të mirë për teknologji të re dhe për fillimin e një dekade që sipas të gjitha duket se do të jetë e definuar me një betejë mes Apple e Google, për zemrat , xhepat dhe parat tuaja. Lajmi i mirë është se ajo që do të arrijë në treg sigurisht që do t’ju kursejë disa të holla dhe kjo është e nevojshme, pasi që sigurisht do të jeni të gatshëm të blini edhe më shumë prej këtyre produkteve. Së paku kështu është duke shpresuar industria.

Lajmet e fundit>