Harduer

Çka po zien Apple? iPhone 5, iPad Mini…

Aug 5 2010
0 Shpërndarje
Çka po zien Apple? iPhone 5, iPad Mini…

Thashethemet bazohen në një burim anonim të blogut iLounge, për të cilin ka dyshim në vërtetësi, por kjo ueb faqe argumenton se burimi i saj ka qenë i saktë dhe i besueshëm edhe për pajisje tjera duke përfshirë edhe pajisjen iPad.

Ajo çka mund të shohim në të ardhmen është një iPod Nano i ripërpunuar , një iPod Touch i ri dhe sipas të gjitha gjasave një iPod 1.7 inçësh me ekran të ndjeshëm në prekje që do të zëvendësoj modelin Shuffle. Sipas iLounge, Apple ka gjasa të shkurtojë madhësinë e ekranit 3.5 inçësh të tanishëm të iPod Touch dhe të sjellë në treg një ekran 3 inçësh.

Ato që u than më lartë nuk do të duhej të tingëllojnë për çudi, sepse Apple zakonisht paralajmëron gjatë vjeshtës epod të rinj dhe një iTunes të ridizajnaur. Për shembull në vitin 2009, Apple langoi një iPod Nano me kamerë, një iPod Touch më të lirë dhe iTunes 9. Një 1.7 inçësh i ndjeshëm në prekje si zëvendësim për modelin Shuffle duket paksa e trilluar, por një Touch i ri ka gjasa të paraqitet, në veçanti kur thashethemet për një kamerë në këtë pajisje kanë qenë të vazhdueshme.

Për sa i përket Nano-së, pajisja veçse është ripërpunuar dy herë në dy vite, dhe vetëm në rast se do të shpalos një palë veçori të reja apo një ekran të ndjeshëm në prekje, ka pak gjasa për një rifreskim.

iPad 7 inçësh

Thashethemet që janë duke qarkulluar në internet po përmendin një iPad më të vogël me ekran 7 inç që do të debutojë më vonë gjatë këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm , por deri më tani nuk është përmendur asnjë specifikë rreth tij, as mundësia për të pasur kamerë frontale për FaceTime e as rezolucioni i pajisjes.

Për sa i përket çështjes së iPad është vështirë të thuhet nëse ka apo nuk ka diçka të vërtetë. Pajisja ka debutuar në treg në muajin janar, dhe nëse kompania ka në plan një cikël tjetër të shpalosjeve për këtë pajisje në fillim të vitit të ardhshëm ka mjaft shumë kuptim. Por pastaj disa të tjerë thonë se iPad i ri mund të jetë vetëm një trik mashtrues i kompanisë për të ngjallur ngjarjen vjetore për iPod. iPod mund të ketë qenë pajisje e popullarizuar dikur, por ditët e sotme raportet e Apple po tregojnë për rënie në shitje në pothuajse çdo çerek.

Për sa i përket thashmeve për një 7 inçësh iPad, disi këto më tingëllojnë si ato thashethemet që ende vazhdojnë të qarkullojnë për një iPhone Nano. iPad Mini, pak gjasa …

iPhone 5 në janar?

iPhone i radhës mund të paraqitet qysh në janar të vitit të ardhshëm në një tentim për të tejkaluar problemet me antenën me iPhone 4 ka thënë burimi i iLounge.

Por këtë rren, të cilën detyrimisht duhet ta themi kështu troç, nuk po e beson as iLounge dhe nuk është vështirë të kuptohet pse. Një paraqitje në janar e një iPhone të ri përshtatet mjaft mirë me thashethemet se Apple ka shtyrë paraqitjen e iPhone 4 të bardhë për të zgjidhur problemet me kapjen e vdekjes .

Pavarësisht se Apple mund të ketë qenë e ndikuar nga vlerësimit i publikut në lidhje me dobësitë e iPhone 4, numrat e shitjes tregojnë një realitet tjetër. Apple ka shitur 3 milion pajisje iPhone 4 gjatë tre javëve të para në treg dhe në bazë të një studimi të kompanisë Nielsen Company është gjetur se mbi 90 për qind e përdoruesve të iPhone do të qëndrojnë besnik të tij sesa të bëjnë një blerje tjetër.

Pra prej të gjitha këtyre thashethemeve që po qarkullojmë duhet t’ju themi një gjë se iPhone 5 në fillim të vitit të ardhshëm, nuk do të ketë!

Lajmet e fundit>