Lajmet

Clay.io nis konkursin për studentë për zhvillimin e lojërave në HTML5

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Clay.io nis konkursin për studentë për zhvillimin e lojërave në HTML5

Clay.io Clay.io ka nisur një garë globale një mujore në zhvillimin e lojërave HTML5, të destinuar për studentët.

I quajtur Got Game?, konkursi inkurajon studentët të krijojnë lojëra të shkëlqyera në HTML5, ndërsa zhvilluesit më të mirë marin edhe shpërblime. Shembull, ekipi fitues do të marrë 1,500 dollarë plane medium të Github dhe licencë Construct 2.

Sipas Net Magazine, konkursi ka filluar më 5 mars dhe do të zgjas deri më 5 prill, ndërsa zhvillohet me ndihmën e sponsorëve si Mozilla, GitHub, Scirre dhe ImpactJS. Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në Firefox Marketplace dhe Clay.io Marketplace, edhe pse ekipet që aplikojnë mbajnë të gjitha të drejtat e tyre të aplikimit.

Clay.io është platformë për lojëra HTML5 e cila ofron dyqanin dhe mjete për zhvillues, në mënyrë që të kenë mundësinë e integrimit të elementeve si pikët, arritjet, pagesat brenda lojës, ruajtja e të dhënave, analitikat e shumë tjera.

Në konkursin Got Game? mund të regjistroheni këtu. (PCWorld Albanian)

clayio prize

Lajmet e fundit>