Lajmet

Clipping Magic, aplikacion i thjeshtë për fshirjen e sfondit të fotove

May 28 2013
0 Shpërndarje
Clipping Magic, aplikacion i thjeshtë për fshirjen e sfondit të fotove

Sigurisht që mendimi i parë që do të kishit në rast se do t’ju nevojitej të fshinit sfondin e një fotoje do të ishte përdorimi i Photoshop.

Megjithatë ka plot njerëz të cilët nuk disponojnë një kopje të këtij aplikacioni në kompjuterin e tyre ose thjesht nuk dinë akoma ta përdorin shumë mirë. Në këtë rast do të këshillonim përdorimin e aplikacionit ueb Clipping Magic.

Për të realizuar procesin e fshirjes fillimisht do të duhet të hapni faqen kryesore në këtë link dhe më pas mund të vendosni aty foton që do të editoni vetëm duke e tërhequr. Aplikacioni ofron për përdoruesit dy furça përkatësisht me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe.

Furça me ngjyrë të gjelbër përdoret për të përcaktuar pjesën e imazhit që doni të ruani, ndërsa furça e kuqe përdoret për të përcaktuar pjesën e imazhit që dëshironi të fshini. Ndërkohë që jeni duke përdorur këto dy furça, në foto do të shfaqet një vijë me ngjyrë të verdhë që do të shërbejë për përcaktimin e kufirit midis pjesës së dëshiruar dhe sfondit që do të fshihet. Diçka që ju lehtëson punën është fakti se përmasat e furçës janë të ndryshueshme.

Gjatë gjithë kohës përdoruesi do të ketë mundësi të shohë rezultatet e punës në dritaren që ndodhet në të djathë të faqes. Pasi të keni realizuar fshirjen mund të përcaktoni se çfarë ngjyre e doni sfondin ose mund t’a lini thjesht transparent.

Clipping Magic është akoma në versionin alfa dhe nuk është shumë i sofistikuar, megjithatë për editime të thjeshta është një mjet i këshillueshëm. (PCWorld Albanian)

Clipping

Lajmet e fundit>