Lajmet

Cloud Drive të Amazon i shtohet edhe sinkronizimi i dokumentave

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Cloud Drive të Amazon i shtohet edhe sinkronizimi i dokumentave

cloud drive takesShitësi online i lajmëroi të hënën përdoruit e tij se aplikacioni desktop i Cloud Drive tani do të jetë i mundshëm për të aksesuar dokumente si muzikë, filma dhe dokumente të tjerë midis kompjuterëve dhe pajisjve mobile.

Edhe pse aplikacioni u lançua për Windows dhe Mac në maj të 2012, mungesa e sinkronizimit të dokumenteve e pengoi rolin e tij si tip Dropbox.

Me aplikacionin, dokumentat ruhen automatikisht dhe mund të aksesohen nga kompjutera të tjerë, mjafton të jetë instaluar Cloud Drive.

“Ky aplikacion i përmisuar iu thjeshtëson përdoruesve vendosjen e dokumenteve në Cloud Drive dhe aksesimin e tyre nga kompjtuerët e tjerë, duke siguruar që ata gjithmonë të kenë akses në versionin më të fundit të dokumenteve pavarsisht se ku ndodhen” tha kompania në një deklaratë.

Ky shërbim më parë sinkronizonte dokumetat dhe fotografitë në Cloud Drive tek pajisja e Kindle Fire të Amazon.

Përdoruesit e Amazon të Cloud Drive kanë deri në 5 GB hapësirë ruajtëse falas dhe opsioni për më shumë hapësirë kushton vetëm 10 $ në vit.

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>