Lajmet

Cloudflare ofron mbrojtje falas nga sulmet DDoS

Sep 29 2017
0 Shpërndarje
Kompania tha në një postim në blog se tashmë rrjeti i saj është zgjeruar mjaftueshëm sa për të përballuar sulmet DDoS. Cloudflare ofron mbrojtje falas nga sulmet DDoS

Cloudflare mbushi 10 vite këtë javë dhe për të festuar ofroi për konsumatorët e saj mbrojtje falas nga sulmet DDoS.

E thënë ndryshe nëse dikush po përpiqet të rrëzojë faqen tuaj duke e sulmuar sasi të mëdha trafiku, rrjeti i Cloudflare do të ndërhyjë për tu mbrojtur dhe mbajtur faqen online duke mos ju larguar për të mbrojtur konsumatorët e saj pavarësisht madhësisë së sulmit.

Kompania tha në një postim në blog se tashmë rrjeti i saj është zgjeruar mjaftueshëm sa për të përballuar sulmet DDoS.

Në të kaluarën jo vetëm që duhej të gjenit zgjidhjen për të rikthyer faqen online nëse keni qenë viktimë e një sulmi DDoS por edhe të paguanit kostot e trafikut që rrëzuan faqen tuaj.

Cloudflare tha se do të ofrojë mbrojtje pa limit DDoS për sulmet e nivelit të 3 dhe të 4 për të gjithë konsumatorët përfshirë edhe ata të planit tarifor falas.

Ky është një lajm i mirë për blogjet e atyre që gjenden në rrezik sulmi. Në Gusht kompania hoqi mbrotjen ndaj faqes naziste Daily Stormer e cila u vu në qendër të vëmendjes pas dhunës në Charlottesville. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>