Lajmet

Cloudi i Google tani me Debian

May 19 2013
0 Shpërndarje
Cloudi i Google tani me Debian

Google ka qenë duke përdorur versionin e vet të Linux, Google Compute Engine Linux, që vjen së bashku me aplikacionet për konsumatorë në infrastrukturën e vet si shërbim.

Kjo ndërmarrje ka lajmëruar që është duke e lënë atë qasje për të përdorur Debian Linux-in.

Debian Linux është si rezultat i projektit të kodit të hapur të Debian. Të gjithë Linux-ët përdorin një bërthamë të prodhuar nga procesi i zhvillimit të bërthamës së Linux-it, të udhëhequr nga Linus Torvalds.

Por ata që bëjnë lloje të ndryshme të Linux-it e rrethojnë bërthamën me veçori që mund të përkojnë me disa lloje të tjera të Linux-it ose mund ta dallojnë atë lloj të caktuar. Për shembull, Ubuntu ishte më herët si një mbështetës i ngarkesës në cloud kur paraqiti modulet Eucalyptus; pastaj kaloi në OpenStack si ofrimi primar i vet në cloud.

Red Hat Enterprise Linux shpesh është Linux-i standard për sistemet e prodhimit të korporatave. Debian është aq afër me ndonjë version teksa është zhvilluesi i parapëlqyer i pavarur dhe një bazë kodi për produktet e tjera të Linux-it. Ai po ashtu shpesh mund të gjendet në serverë të internetit, si një sistem i lirë dhe i qëndrueshëm operativ. Ubuntu i famshëm i Canonical fillon me Debianin si bazë të vet.

Gjatë kalimit në Debian, Google është duke demonstruar që dëshiron që Makina e Google për Informatikë të bëhet me më pak teknologji të tipit të Google dhe të jetë më tepër si një platformë standarde. Paraardhësi i Makinës së Informatikës, App Engine, që është platforma e zhvilluesit si një shërbim, kufizoi veten në gjuhën e parapëlqyer të Google, Python, në lëshimin e vet.

Makina e Informatikës e bazuar në Debian nënkupton që sistemi operativ i parapëlqyer do të mbështete nga një komunitet më i madh se sa vetë skuadra e zhvillimit në Google. Projekti Debian ka “mijëra” kontribuues dhe synon që të jetë version i Linux-it që funksionon në shumicën e llojeve të kompjuterëve.

Debian e sheh veten të ndryshëm nga Red Hat sepse është një projekt i vullnetarëve të pavarur, të cilët nuk kanë lidhje me ndonjë interes të ndonjë korporate. Është në dispozicion në 70 gjuhë dhe mbështet një larmi të gjerë të llojeve të kompjuterëve.

Disa zhvillues të Google janë kontribuues të rregullt në Debian dhe mund të kenë luajtur një rol tërësisht në marrjen e vendimit për të bërë kalimin. Njëri nga ta, Jimmy Kaplowitz, që është një inxhinier i besueshëm në Google, tha në një postim në blog të bërë më 9 maj që Google ishte duke e përdorur versionin 7.0 të Debian për ta bërë kalimin. Versioni 7.0 është vlerësuar me siguri të përforcuar dhe përshtatshmëri të përmirësuar në 32/64 bit.

Versioni 7.0 përfshin gjithashtu një sistem të ndryshuar të skedarëve dhe një veçori “multiarch” që mundëson që librari të arkitekturave të ndryshme harduerike të instalohen më lehtë. Pasi që Debian vepron në shumë lloje të harduerëve, sipas uebfaqes së projektit, skuadra e zhvillimit të Debian e ka quajtur si “sistemi operativ universal”.

Google do të mbajë pakon e vet, një server që përmban modulet e kodit më të fundit të Debian Linux për “funksionimin më të shpejt dhe për të zvogëluar shpenzimet në bandwidth” teksa ato që vijnë me sistemin operativ janë ndërtuar për Makinën e Informatikës.

“Duke shkuar përpara, Debian do të jetë imazhi i nënkuptuar për Makinën e Informatikës,” tha në blog Kaplowitz.

Ai vendosi nënshkrimin si inxhinier i Google dhe “zhvillues i Debian”. Informatika e Makinës do të mbështes përdorimin ose të Debian 7.0 ose të versionin të qëndrueshëm 6.0, të njohur ndryshe si “të shtrënguar”. Debian 7.0 ishte lëshuar më herët gjatë kësaj jave pas dy vitesh që ishte zhvilluar.

Projekti Debian ishte themeluar në vitin 1993 nga Ian Murdock. Në të kaluarën, Torvalds ka qenë mbështetës i projektit dhe ka kërkuar fonde për të.

Për ta marrë statusin e vet si sistem universal operativ, Debian duhej që të përfshinte pakot për të mbështetur lloje të ndryshme të harduerit – 29,000 pako, ose më tepër se çdo lloj tjetër e Linux-it.

Debian po ashtu përfshin pakot për llojin e Linux-it me Siguri të Fuqizuar, duke ia mundësuar atij që të veprojë një mënyrë më të sigurt, por përdoruesi duhet të zgjedhë që t’i përdorë ato.

Përveç Debian-it, Google mbështet po ashtu CentOS Linux për ato që vijnë në Makinën e Informatikës. CentOS është një klon i Red Hat Enterprise Linux i cili ka qenë në dispozicion nga një distributor i pavarur nga Red Hat. (PCWorld Albanian)

chrom moti

Tags >

cloud
Lajmet e fundit>