Lajmet

CloudOn 4.0 sjell Microsoft Office Virtual në smartfonët Android

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
CloudOn 4.0 sjell Microsoft Office Virtual në smartfonët Android

CloudOn ruan Microsoft Office në re (cloud), dhe e bën atë të disponueshëm për iPhone, iPad dhe tabletët Android.

Yardena Arar pjesë e PC World e quajti atë “shërbimin Office më të prefuruarin virtual të bazuar në re” Me versionin 4.0, CloudOn tani është e disponueshme edhe për smartfonët e Android.

Gjithashtu sjell edhe disa veçori të reja për tabletin, duke mbajtur çmimin më të mirë të mundshmëm. Nëse e keni përdorur aplikacionin në të kaluarën, do t’iu vinte mirë të dinit që versioni 4.0 suporton edhe pamjen vizuale horizontale edhe vertikale, një shtesë shumë e mirëpritur.

Gjithashtu e re: CloudOn FileSpace, një vend për të shtuar shënime, edhe për të parë të gjitha aktivitetet në një dokument të vetëm, duke përfshirë editime, shtesa të kohës reale në dokumente. Si gjithmonë ju mund të ndani edhe të shihni dokumentet e Office direkt nga e-maili, Box, Dropbox, Google Drive, dhe SkyDrive.

CloudOn 4.0 mund të luhet në telefonët Android dhe gjithashtu Samsung Galaxy S3, Galaxy Nexus dheNexus 4G, Galaxy Note dhe Note II, dhe Galaxy S II Skyrocket. Këto janë ndër pajisjet që kompania ka “kaluar kohën më të shumtë në zhvillim dhe testim.” Edhe telefonët e tjerë mund të punojnë shumë mirë, por nuk do të kalojë shumë kohë kur telefonët Android të përputhen në mënyrë perfekte me CloudOn.

Microsoft hedh aplikacione pa pagesë Bing për Office 365

Po të testosh aplikacionin edhe shërbimin në Galaxy S3 do të zbuloni që punon, Me disa hapa jeni të aftë të aksesoni adresën tuaj të Dropbox, të hapni një faqe Exeli edhe ta editoni atë. Duhet të keni parasysh që Microsoft Office nuk do të punojë në mënyrë perfekte me karakteristikat e smartfonëve, por ju të paktën mund të krijoni dokumente nëpërmjet CloudOn, vetëm se nuk është praktike ta bëni këtë gjë në telefon.

Microsoft ofron udhëzime pa pagesë për Office 2013

Ju mund ta përdorni këtë shërbmi kur keni nevojë të shikoni apo të rishikoni diçka apo të bëni disa ndryshime të vogla në dokument. (PCWorld Albanian)

clound on

Lajmet e fundit>