Harduer

Çmenduria e Asus Zenfone AR, një telefon me kamër 92 megapiksel

Jan 4 2017
0 Shpërndarje
Çmenduria e Asus Zenfone AR, një telefon me kamër 92 megapiksel

j16b8e4adr9uhxlscc71Pavarësisht nëse është një Google Pixel apo Samsung Galaxy S7, kompanitë të gjitha po vënë bast mbi paisjet mobile për të ardhmen e realitetit virtual. Kësaj liste shtoni edhe Asus.

Kompania sapo prezantoi në CES një telefon të ri aventurier, në një farë mënyre eksperimental, një prej portave kryesore drejt realitetit virtual.

Asus Zenfone AR është telefoni më i ri i paisur me teknologjinën e realitetit virtual dhe të shtuar. Mbështetet fuqishmisht në Google Tango dhe DayDream për të përmbushur ambicjet e tij e mundur falë një procesori të fuqishëm si Qualcomm Snapdragon 821 i dizenjuar posaçërisht për këtë qëllim.

Modeli 5.7 inç Zenfone AR është telefoni i dytë me projektin Google Tango, një teknologji hartash 3D. Në mënyrë që Tango të funksionojë duhen një set kamerash për gjurmimin e lëvizjes, thellësisë dhe planifikimin e ambjentit të gjitha të përfshira në Zenfone AR.

Platforma Tango bën të mundur veshjen e realitetit fizik me imazhe dixhitale. Çoni nëpër mendje lojën Pokemon Go dhe do të kuptoni për çfarë po flasim pavarësisht se Tango është një nivel shumë më i sofistikuar. Zenfone AR shitet të bashku me paisjen Daydream.

Ky telefon përmban edhe disa komponentë të çuditshëm: një kamër të pasme me katër sensorë 23 megapiksel të Sony në një total prej 92 megapiksel. Asus pretendon se imazhet e realizuara me këtë kamër kanë katër më shumë qartësi sesa fotot standarte HD. Gjithashtu ka kapacitetet e duhura për rë regjistruar video 4K.

Ekrani i Zenfone AR ka rezolucion 1440×2560 dhe vjen me Android Marshmallow. Telefoni del në shitje në tremujorin e dytë të 2017-tës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>