Vëzhgim

Çmime të larta, gati si një grabitje

Mar 20 2009
0 Shpërndarje
Çmime të larta, gati si një grabitje

altNdërsa po vizitoja prindërit në Florida, vendosa t’u ble një televizor high-definition. Çmimi i plasmave 42 inç ishte i arsyeshëm, me dy të tretat e çmimit që kisha paguar për një të ngjashëm 13 muaj më parë. Nuk mund ta shikoja për asnjë moment më tepër televizorin e vjetër e të vogël të prindërve.
Blerja përmes Costco ishte një eksperiencë e mirë.Megjithatë, aty nuk arrita të gjej kabllot për ta lidhur TV-në me kutinë e kabllove high-definition. I kisha parë çmimet e kabllove online dhe e dija se ato kushtonin nga 10 deri 15 dollarë, për një gjatësi të shkurtër që më duhej. E dija se pajisjet, si kabllot, në dyqan kushtojnë më shtrenjtë se sa online, por nuk isha përgatitur për një ndryshim aq të madh të çmimeve. Në Costco, kabllot shiteshin vetëm me deng, ndërsa neve na duhej vetëm një kabllo, andaj u desh të shkonim edhe në tre dyqane të tjerë. Përreth qytetit, kablloja më e lirë ishte 40 dollarë, ndërsa e gjeta një të tillë në RadioShack për 35 dollarë. Zgjidhja më e lirë që arrita të gjej ishte kablloja prej 30 dollarësh në CompUSA.

Pse e gjithë kjo ngritje çmimesh?

Duke e parë se një kabllo e identike në po të njëjtën kompani (CompUSA), por në faqen online ku kushtonte 20 dollarë, m’u duk sikur më kishin vjedhur. Thirra shefin e CompUSA, Gilbert Fiorentino, që është edhe pronar i TigerDirect, për ta pyetur pse kompania nuk jepte oferta përmes uebfaqes. Fiorentino tha se, për dallim nga kompanitë e tjera, CompUSA nuk vë në shitore asnjëherë çmime më të larta se sa ato në ueb. Sidoqoftë, ai thotë se është e pamundur që dyqanet e CompUSA të kujdesen për shumëllojshmërinë e çmimeve që ofrohen në uebfaqe. Një shitore tipike e CompUSA ka mbi 2500 artikuj të ndryshëm, për dallim prej 40 mijë sa ndodhen në uebfaqet e CompUSA dhe TigerDirect.
Pra, dyqanet kanë vetëm artikujt më të kërkuar. Fiorentino thotë se në magazinë nuk kishin mbetur më kabllo të lira, apo nuk është marrë asnjë kërkesë nga konsumatorët.

Herën e ardhshme kur vendosa të blej një kinema shtëpiake, nuk përsërita të njëjtin gabim. E bleva kabllon e dytë për high-definition nga Amazon, për 11 dollarë, dhe një kabllo digital optical audio për 13.20 dollarë. Madje dola mirë edhe me transportin e mallit. Nuk jam kundra pagesës së diçkaje më shumë për komoditetin dhe kënaqësinë që artikullin e blerë ta kem menjëherë në shtëpi. E gjithë kjo filloi me blerjen e televizorit Costco, me të cilin prindërit e mi ende janë shumë të kënaqur.

Nga ana tjetër, ndonjëherë, mund të gjeni ndonjë ofertë të mirë edhe duke mos blerë online. Por, të paguash tre herë më shumë për një kabllo të thjeshtë është irituese. I kam vënë re çmimet e larta nëpër dyqane për pajisjet më të kërkuara, si USB-të dhe memory card. Gjithmonë mund t’i gjeni ato online me çmime shumë më të ulëta. Por ama dhe e kuptoj se dyqanet kanë shpenzime më të mëdha sesa faqet në internet. Po ashtu, do t’i mbroja dyqanet, nëse për komoditet çmimet do të ishin pak më të arsyeshme, por çmimet e larta për pajisje të thjeshta janë të

 

Lajmet e fundit>