Analiza

Çmimet e SSD bien me 46% përqind

Jun 27 2012
0 Shpërndarje
Çmimet e SSD bien me 46% përqind

Nëse keni pritur që të ulen çmimet e disqeve SSD, atëherë ky është një lajm shumë i mirë për ju. Specialistët e The Tech Report dhe Camelegg kanë analizuar çmimet e SSD-ve dhe kanë arritur në përfundim se ato janë ulur me rreth 50%.

Kjo ulje vjen si pasojë e rivalitetit midis Crucial, OCZ, Corsair dhe Samsung. E vetmja kompani që nuk uli çmimet ishte Intel, e që ende vazhdon t’i mbajë ato në nivelet e mëparshme për seritë 520 dhe 320. Duke ofruar konstantet 2.31$ për GB.

Edhe me gjithë këto fakte, kërkuesit e The Tech Report zbuluan se shifra minimale e uljes së çmimeve është 46 përqind.

HDD-të e vjetra ende vërtetohen se kanë një leverdi më të madhe në çmim, por nëqoftëse SSD-të vazhdojnë me këto ritme atëhere gjendja do ndryshojë totalisht.

Analizat e plota të The Tech Report tregojnë disa të dhëna shumë interesante të cilat mund ti shihni në këtë link. (PCWorld Albanian)

Tags >

HDD
Lajmet e fundit>