Biznes

Çmimi i bitcoinëve arrin vlerën më të madhe që ka pasur ndonjëherë

Nov 6 2013
0 Shpërndarje
Çmimi i bitcoinëve arrin vlerën më të madhe që ka pasur ndonjëherë

BitcoinÇmimi i bitcoinëve (monedha dixhitale) është rritur në 267.40 dollarë gjatë të martës, duke vendosur një rekord të të gjitha kohërave në Mt.

Gox, që është shkëmbimi më i madh me Bitcoin. Kjo është hera e parë që monedha kriptografike ka vendosur një çmim rekord që kur çmimi i saj arriti vlerën prej 266 dollarë në prill dhe më pas pati një rënie.

Rekordi i ri duket të jetë udhëhequr nga kërkesat në rritje për këtë monedhë në Kinë. Vëllimi i shkëmbimit të jenëve në bitcoin në javët e fundit në selinë udhëheqëse për shkëmbime në Kinë, BTC China, ka qenë afër rekordit.

Kjo është mjaft ndryshe në krahasim me Mt. Gox, kur vëllimi tregtar në javët e fundit ka qenë shumë më i ulët se sa ishte në prill. Kjo sugjeron që afaristët kinezë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në vlerësimin e tanishëm të monedhës.

Çmimet në Mt. Gox synojnë të jenë edhe më të larta se sa çmimet në shkëmbimet e tjera me dollarë. Shpërndarja mund të pasqyrojë faktin që përdoruesit e Mt. Gox kanë çaluar me tërheqje të dollarëve nga shkëmbimi me bazë në Japoni.

Është interesante të thuhet që hapësira mes çmimit të Mt. Gox dhe shkëmbyesit të dytë më të popullarizuar, Bitstamp, ka shënuar rënie në javët e fundit.

Në kohën e publikimit, bitcoin shiteshin për 254 dollarë në Bitstamp, një dallim ky prej 5 për qind. (PCWorld Albanian)

btc_record

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>