Lajmet

Çmimi i televizorëve OLED do të pësoj rënie

May 22 2012
0 Shpërndarje
Çmimi i televizorëve OLED do të pësoj rënie

Një televizor OLED 55 inqësh që aktualisht kushton rreth 8,000$, brenda dy vitesh mund të kushtoj 2,300$, një rënie kjo drastike në çmim që për disa blerës mund të jetë i përballueshëm.

Këto lajme vijnë nga firma hulumtuese NPD DisplaySearch, e cila parasheh një rënie të madhe të çmimeve të TV-ve OLED menjëherë pasi të dalin në treg.

Kompania Samsung, sot bëri të ditur se televizori i saj “Super” OLED 3D 55 inqësh do të jetë i disponueshëm në Kore gjatë pjesës së dytë të këtij viti me një çmim prej 9,000$. Megjithatë, kompania nuk bëri të ditur se kur ky televizor do të jetë në dispozicion për tregun amerikan dhe atë europian.

NPD DisplaySearch thotë se deri në fund të vitit 2013, çmimi i një modeli OLED 55  inqësh mund të bie me 50 përqind  ose 4,000$, dhe deri në fund të 2015-tës do të bie deri në 1,500$.

Televizorët ultra të hollë OLED veçohen me ngjyra të jashtëzakonshme, të zezë të thellë si dhe kontrast dhe kjartësi superiore. Thënë shkurt, ata shfaqin fotografi shumë më të bukur sesa televizorët e sotëm LCD dhe LED.

LG Electronics, gjithashtu planifikon të lansoj një TV OLED 55 inqësh me një çmim prej 8,000$. Maeil Business Newspaper nga Korea e Jugut raportoi muajin e kaluar që LG do të prezantoj TV-në e vet OLED gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

NPD DisplaySearch nuk është e vetme në parashikimin e rënies rapide të çmimeve të televizorëve OLED. Digitimes raporton se përmirësimet në panelin e kapacitetit të prodhimit kanë reduktuar ndjeshëm koston e prodhimit, dhe si rezultat edhe çmimi i televizorëve OLED do të bie me rreth 30 përqind deri në vitin 2013. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>