Harduer

Çmontimi i Pixel 2 XL nga iFixit zbulon supriza

Oct 19 2017
0 Shpërndarje
Gjithashtu mund të vihen re rripat e antenës dhe sensorët “Active Edge” të presionit në anët e telefonit. Çmontimi i Pixel 2 XL nga iFixit zbulon supriza

Dolën në shitje ditën e sotme flagshipët më të fundit të Google, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.

Dhe së bashku me një telefon të ri flagship, vjen edhe çmontimi i tij nga iFixit. Sajti zbuloi ditën e sotme ca surpriza në brendësi të Pixel 2 XL.

Së pari korniza e telefonit përbëhet nga magnezi që do të thotë se është më rezistentë ndaj peshës dhe presionit.

Kjo konizë gjithashtu ka një gyp nxehtësie të lidhur me të për të siguruar ajrim më të mirë për telefonin. Gjithashtu mund të vihen re rripat e antenës dhe sensorët “Active Edge” të presionit në anët e telefonit.

Google surprizoi të gjithë në minutën e fundit duke thënë se Pixel 2 ka dy procesorë: Snapdragon 835 dhe tjetri The Pixel Visual Core.

Çipi sipas Google do të shërbejë për të përpunuar imazhet HDR deri në 5 herë më shpejtë sesa Snapdragon 835.

Pixel 2 XL është ndërtuar nga LG. Sa i takon aftësive riparuese, telefoni mori notën 6 nga 10. iFixit vlerësoi komponentët modular të telefonit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>