Siguri

Ç’ngjyrë ka një vrimë sigurie?

Jan 3 2009
0 Shpërndarje
Ç’ngjyrë ka një vrimë sigurie?

Laptopët mund të infektohen dhe nga USB-të, gjë që tregon se problemet në kompjuterin tuaj mund t’ju vijnë nga faktorë të ndryshëm.

Një gabim në sistemin Windows Image Color management (ICM) i jep mundësinë një pirati që të menaxhojë komplet PC-në tuaj gjatë kohës kur ju shihni një foto në një faqe në internet, një dokument apo e-mail. Kjo është një nga 19 vrimat për të cilat Microsoft ka prodhuar gjashtë arnimet më kritike, për të ndaluar ose bllokuar sulme të ndryshme. Megjithëse ICM-ja është mjaft e njohur, akoma ekziston kodi i pasigurt nga Windows 2000 Service Pack4 deri te XP SP3 dhe Windows Server 2003. Përdoruesit e Vista janë të sigurt. Por prapë jemi me fat, pasi këto arna janë shpërndarë në Automatic Updates përpara se sulmet e botës reale të shpërthejnë. Gjithashtu mund t’i merrni nga find.pcworld.com/61650 .

Dëmtuesit e shfletuesve
Internet Explorer 6 dhe 7 janë të pambrojtur në të gjithë versionet e Windows, duke filluar nga Win2000SP4 deri te Vista SP1. Gabimet lejojnë që kompjuteri të bëhet objekt sulmi nga reklamat helmuese, të ndaluara, të cilat vijnë nga faqe të ndryshme rrjeti. Gjurmuesit e këtyre sulmeve kanë dhënë prova për konceptin e kodit mbrojtës të një prej këtyre vrimave. Merre atë nga Automatic Updates ose futu te find.pcworld.com/61653.IE nuk është i vetmi shfletues në rrezik. Gjatë rinovimit të Opera 9.51, nga fundi i muajit të kaluar, kompania nxori shtatë masa të reja sigurie në versionin 9.52 dhe një masë për Gmail. Opera mungon opsionin e rinovimit automatik, kështu që versionin e ri do ta shkarkoni nga find.pcworld.com/61654

Office merr një goditje
Muajin e kaluar ju paralajmërova për një vrimë të paarnuar në Microsoft’s Snapshot Viewer në lidhje me futjen e të dhënave. Kjo do i linte dorë të lirë një keqbërësi për të influencuar kompjuterët që kanë versionin në fjalë të Office. Offi ce 2000, 2002 (XP) 2003 janë në rrezik me përjashtim të Office 2007. Microsoft ka formuluar një seri arnimesh që do të mbyllin të gjitha vrimat e ngjashme, që janë cilësuar si kritike për problemet që ka Excel dhe PowerPoint 2000. Ekziston një tjetër arnë e paketës Offi ce 2000, e cila korrigjon pesë mangësi në importimin e imazheve të formateve të ndryshme në Office. Gjejeni dhe këtë masë sigurie duke përdorur Automatic Updates ose merrni arnën Snapshot duke u futur në fi nd.pcworld.com/61655 dhe rregullimin për Excel direkt nga find.pcworld.com/61656. Ndërsa për Powerpoint do ta gjeni në find.pcworld.com/61657 dhe për Office 2000 në find.pcworld.com/61658.

Lajmet e fundit>