Lajmet

Coca-Cola facial-matching për Facebook

Dec 4 2009
0 Shpërndarje
Coca-Cola facial-matching për Facebook

Ky aplikacion kërkon ndër fotot e panumërta të facebook për të gjetur fytyra të ngjashme me tuajën. Kërkesa e vetme e Facial Profiler është që të keni minimum tri fotografi tuajat në profiling tuaj. Nëse ju mungon ndonjë fotografi, atëherë programi ju shtyn të kërkoni në kompjuterin tuaj apo të bëni një foto të re nëpërmjet kameras ueb.

Për të plotësuar kriteret e kërkimit, duhet të vendosni një ndër fotot tuaja në zonën e konturuar me hije gri për fytyrën dhe më pas të vendosni shënuesit në formë “+” mbi sytë, për ti dhënë udhëzimin e duhur programit.

Pas gjetjes së një fytyre të ngjashme, aplikacioni ju tregon gjithashtu se sa përqind i ngjani këtij personi dhe ju jep gjithashtu opsionin për tu lidhur me të. Koha e kërkimit është pak e gjatë, dhe arkivi i fotove për momentin nuk është shumë plot, por në total, aplikacioni i Coca-Cola-s është diçka e këndëshme, për tu vizituar herë pas here.

Lajmet e fundit>