Lajmet

Codeacademy tani ju mëson me shembuj, zbulon një faqe të re të mahnitshme

Apr 24 2014
0 Shpërndarje
Codeacademy tani ju mëson me shembuj, zbulon një faqe të re të mahnitshme

codecademyfeat-786x305Çdo vit, aftësia për të kuptuar dhe shkruar kode bëhet akoma më e rëndësishme. Kërkesa për zhvillues të duhur është duke u rritur dhe shkathtësitë e kërkuara janë të shumta për profesione që thjesht nuk ishin relevante një dekadë më parë.

Codeacademy ka ndërtuar një reputacion të pakrahasueshëm rreth platformës së vet pa pagesë për të mësuar gjuhët programuese si Ruby, Python dhe JavaScript. Kurset janë të shumta, me mundësi të qasjes dhe moderne, me një sistem që krijon varësi për përcjellje, shpërndarje dhe krahasim të progresit.

Me më tepër se 24 milionë përdorues, Codeacademy është duke kërkuar më tepër rritje me një dizajn të madh të faqes. Pamjet e para tregojnë një dukje mjaft të mirë, me ndërfaqe, tipografi dhe ikonografi të bukur që përshkojnë çdo cep të faqes. Duket si të ishte hapësira ku do të donit që ta kaloni tërë kohën tuaj të lirë. Manuel Lima, që është udhëheqës i dizajnit në Codeacademy, ka treguar që principet e dizajnit janë përdorur për të treguar për të larguar gjërat e panevojshme nga faqja.

Përveç pamjes së re, Codeacademy është po ashtu duke u munduar që të përmirësojë atë që mund të ofrojë platforma. Paneli i ri është një përmirësim i shënjuar në krahasim me versionin e kaluar, që në mënyrë të qartë definonte fushat për projektet dhe kurset e përfunduara pjesërisht. Kompania po ashtu është duke e paraqitur një veçori të re të quajtur Codebits, ku përdoruesit janë në gjendje të shpërndajnë projekte të përfunduara me tërë komunitetin. Shpresa është që programuesit ambiciozë do ta përdorin veçorinë për të shfaqur shkathtësitë e tyre për punëdhënësit. Nëse ndonjëherë keni përdorur faqe portofoli si Behance ose Dribbble, do ta dini se për çka janë synuar. “Ne kemi qenë duke testuar ndërfaqen tonë të re të të mësuarit për javë dhe kemi parë që është shfrytëzuar në një numër të mahnitshëm të mënyrave – nga disenjatorët në kompanitë e mëdha që fitojnë punën e re konsultuese për shkak të mundësisë së tyre për të ndërtuar dizajnët e tyre për studentët në shkolla të mesme duke i bërë uebfaqet personale për ta,” tha CEO dhe bashkë-themeluesi i Codeacademy, Zach Sims.

Këto projekte do të vazhdojnë të ekzistojnë nën seksionin Learn, ku përdoruesit po ashtu mund të zgjedhin një gjuhë programuese dhe një kurs për të mësuar. Codeacademy duket të ketë ambicie akoma më të mëdha për këtë gjë; sot është duke e lëshuar një kurs hap-pas-hapi që do t’i mësojë përdoruesit se si të ndërtojnë ballinën e Airbnb-së. Vetëm regjistrohuni dhe Codeacademy ju premton që të ju udhëzojë përgjatë procesit, duke ju treguar se si të eksperimentoni me pjesë të kodit, të shtoni dhe largoni pjesë të ndryshme të një faqe dhe të mësoni zhargonin e përdorur nga zhvilluesit e uebit. Codeacademy ka eksperimentuar me një aplikacion për iOS, por vëmendja kryesore për të akoma qëndron në ueb. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>