Softuer

Codemasters paralajmëron titullin F1 Online: The Game

Aug 14 2011
0 Shpërndarje
Codemasters paralajmëron titullin F1 Online: The Game

F1 Online do t’iu mundësojë lojtarëve të garojnë me ekipet e tyre më të pëlqyera nga gara reale F1, por do të ketë mundësi edhe për krijimin e ekipeve të reja sipas dëshirës. Kampionatet e madhësisë së plotë, ngjarjet Grand Prix, raundet e kualifikimit e gjëra tjera do të jenë të gatshme për të gjithë e përveç kësaj   integrimi me rrjetet sociale, që do të jetë në nivel të plotë, do t’iu mundësojë të paralajmëroni miqtë nëse keni thyer rekordin e Alonso’s virtual, për 0.00001 sekonda.

Në anën tjetër funksionaliteti për menaxhim të ekipit do t’iu mundësojë lojtarëve të “menaxhojnë anën komerciale, hulumtimin, prodhimin dhe funksionet e ekipit garues, që janë të nevojshme për sukses në shteg”. McLaren-Mercedes, Williams, Lotus-Renault dhe Forca India do të jenë të pranishme, dhe në mes tjerash nuk do të mungojnë edhe shtigjet si Monaco dhe Silverstone. 

F1 Online: The Game sipas të gjitha gjasave do të jetë një lojë ideale për ata që dëshirojnë të shpenzojnë kohë sa më shumë duke u argëtuar… /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>