Biznes

Coinbase aktivizon tregtimin e menjëhershëm për përdoruesit e rinj

Aug 8 2018
0 Shpërndarje
Përdoruesit e rinj mjafton të verifikojnë identitetin duke ngarkuar lejedrejtimin e makinës dhe të fillojnë menjëherë të këmbejnë. Coinbase aktivizon tregtimin e menjëhershëm për përdoruesit e rinj

Coinbase dha një lajm i cili duhet të kënaqë tregtuesit e monedhave kriptografike. Nga dita e Marte, përdoruesit e rinj të Coinbase nuk duhet të presin pesë ditë për të blerë dhe shitur monedha pas regjistrimit në bursë.

Me heqjen e këtij kufizimi, Coinbase gjithashtu do të rrisë limitin e këmbimit nga 25,000 dollarë në javë në 25,000 dollarë në ditë.

Përdoruesit e rinj mjafton të verifikojnë identitetin duke ngarkuar lejedrejtimin e makinës dhe të fillojnë menjëherë të këmbejnë.

Ndryshimet e reja do të hyjnë në fuqi për konsumatorët në SHBA të cilët kanë verifikuar llogaritë. Përdoruesit nga mbarë bota duhet të presin edhe ca kohë përpara se të përfitojnë nga avantazhet e reja. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>