Lajmet

Colin Devroe pretendon se Barley është mjeti më i thjeshtë për redaktimin e uebfaqeve

May 6 2013
0 Shpërndarje
Colin Devroe pretendon se Barley është mjeti më i thjeshtë për redaktimin e uebfaqeve

Barley është një mjet redaktimi i ri i faqeve ueb. Zhvilluesi i tij, Colin Devroe ka prezantuar një shembull duke nxjerrë në pah lehtësinë e përdorimit për të redaktuar dhe rregulluar faqet, qoftë në metodën e menuve, qoftë në gjuhët e programimit.

Qëllimi i Barley është ofrimi i një modeluesi faqesh ueb pa patur nevojën e kurseve të mësimit.

Ekzistojnë shumë mjete të thjeshta të ndërtimit të uebfaqeve, si Weebly, por Devroe theksoi se edhe pse këto mjete janë të thjeshta ato përsëri kanë nevojë për përdorimin e ndërfaqeve të ndara për të redaktuar përmbajtjen.

Me Barley, ju thjesht mund të redaktoni çdo gjë direkt, njësoj sikur po punoni me një dokument. Në rast se përdorni një nga faqet e gatshme të Barley ju nuk keni pse punoni fare me shtresat. “Nuk ke nevojë të mësoni HTML apo CSS për të redaktuar një uebfaqe,” tha Devroe.”

Gjithashtu ai tha se grupi i punës synon jo për një audiencë të bizneseve të vogla, dhe si një krijim i ri nuk tenton t’ia shesë direkt këtyre kompanive.

Ai është duke punuar me kompanitë që mund ta përfshijnë Barley në një paketë të tyre të ofrimeve të shërbimeve me zhvillues apo dizenjues që krijojnë uebfaqe për klientë.

Me qëllim për të ofruar redaktim të thjeshtë Devroe tha se shërbimi i ndihmon dizenjuesit dhe zhvilluesit sepse ata mund ti shpërndajnë faqet e gatshme dhe ti përmiRësojnë dizajnet me anë të sinkronizimit të Barley në Dropbox. (PCWorld Albanian)

barley

Lajmet e fundit>