Comcast shpreson ta vras Google TV me Xcalibur

Dec 15 2010
0 Shpërndarje
Comcast shpreson ta vras Google TV me Xcalibur

Shërbimi i ri do t’i lejojë përdoruesit të kërkojnë drejtpërdrejtë nga televizori, të kenë akses në rrjete sociale si dhe një numër të limituar të videove online. Sipas Comcast, kompania po shpreson ta bëj atë që gjithmonë e bën: të dërgojë materiale televizive tek përdoruesit me zgjedhje të palimituara.

Megjithëse, Comcast do të provojë këtë qasje duke përdorur një pako set-top me Web që emiton karakteristikat që gjenden në Google TV dhe Boxee Box që është lansuar kohëve të fundit. Krahasimi më i shpeshtë në mes të Google TV dhe Xcalibur është funksioni për kërkim i vendove që pakoja set-top e Comcast mund ta ketë. Google TV gjithashtu i’u mundëson të kërkojnë varietete të burimeve të materialeve duke përfshirë listat e televizorit, Web, aplikacionet e Google TV të instaluar dhe gjithashtu një incizues DVR në mjetet përkatëse.

Por diferenca më e madhe në mes të Google TV dhe çfarë është raportuar deri tash rreth Xcalibur të Comcast është aksesi në Web. Journal thotë se Xcalibur mund të ketë qasje në video të Web dhe mbështet “disa lidhje bazike në rrjetet sociale për të komentuar në shfaqjet televizive.”.

Xcalibur është një prej lëvizjeve më të fundit të Comcast për të rritur ofertat e saj online. Këtë vjet, Comcast zbuloi shërbimin Xfinity Internet TV për PC dhe mjetet telefonike siç janë iPad dhe iPhone./pcworld.al

Lajmet e fundit>