Lajmet

Compro VideoMate V150F

Mar 18 2009
0 Shpërndarje
Compro VideoMate V150F

altMënyra më efektive për të parë TV e për të luajtur lojëra në monitorin e kompjuterit Televizor në monitorin e kompjuterit! Me Compro VideoMate V150F monitori kthehet në një televizor dhe qendër multimediale.Compro Technology, kompani lider, zhvilluese dhe prodhuese e produkteve multimedia për kompjuterë, ka paraqitur së fundmi VideoMate V150F, TV me rezolucion të lartë 1440 x 900, 1280 x 1024 dhe 1024 x 768 për monitorët CRT/LCD/PDP. Përshtatet me monitorët LCD 15 dhe 19 inç apo edhe standarde të tjera 4:3 / 5:4 për CRTs / LCDs dhe 16:9 / 16:10 për ekran të gjerë. Nuk kërkon drajverë, ndaj thjesht lidheni me monitorin dhe antenën e kabllorit dhe mund të shikoni televizor në monitorin e kompjuterit.

 

Tiparet e VideoMate V150F mundësojnë shikimin paraprak të 9 kanaleve njëherësh, në një monitor, mundësinë për t’i zgjedhur dhe radhitur vetë kanalet televizive, listën e kanaleve të preferuara dhe mundësinë e ndaljes për skenat më interesante. Korrigjimi3:2 ka përmirësuar lëvizjet 3D, skenimet e avancuara, reduktimin e zhurmës së zërit, si dhe ka pamje kualitative e gjallë e kristaltë. Për nevoja të skenave të ndryshme, ofron TV,
lojëra, kinema dhe opsione të përshtatshme të ekranit. Fotografia e përmirësuar e ekranit për monitorë të ndryshëm, ju pajis me panoramat
4:3, 16:9, ekran të madh dhe Smart-Zoom. Ofron PIP të avancuar për rezolucion të lartë deri në 1440 x 900. Mund të shikoni TV dhe të punoni në të njëjtën kohë me aplikacionet e tjera të Windows. Përveç shikimit të TV-së, VideoMate V150F ka përfshirë edhe hyrjet për audio/video për të shfaqur
S-video, video të përzier dhe audio stereo. Mund ta lidhni lehtësisht TV-në me DVD player, VCR, DV ose Xbox / PS3, për të luajtur lojëra apo për të parë DVD filma. Ju mundëson të kurseni para dhe ta ktheni monitorin e kompjuterit në TV dhe qendër multimediale.

Tiparet e VideoMate V150F:

•Shikoni TV analog në monitorët LCD/CRT/PDP, projektor apo edhe të dëgjoni radio FM
•Nuk kërkon asnjë instalim
•Ka të inkorporuar dekoderin Philips 9-bitvideo/audio, mbështet SA P/stereo
•Altoparlantë të integruar
•Skanim automatik të kanaleve të mundshme apo skanim të plotë të frekuencës dhe ruajtje
•Përkrahë rezolucionet 1440 x 900, 1280 x 1024 dhe 1024 x 768
•Përkrahë ekranin standard 4:3 dhe atë të madh 16:9 / 16:10
•Përkrahë madhësitë 15 inç, 17 inç, 18 inch, 19 inch dhe madhësitë e mëdha të monitorëve
•Mundësi për ta ndalur figurën kur shikoni televizor
•Ka opsionin PIP për të parë TV drejtpërdrejt në desktopin e Windows, me rezolucion maksimal 1440 x 900
•Exclusive OptiRatio për përzgjedhje për 4:3, 16:9, ekrane të mëdha dhe opsionet SmartZoom që shfaqin fotografinë më të mire në ekran.
•Exclusive OptiMode për përzgjedhjen e skenave për Standard (TV), kinema, lojëra dhe personalizim të ekranit, për ta shfaqurfotografinë me kualitetin më të mirë.
•Vendos automatikisht formatin 3:2 në opsionin kinema
•Lëvizje të përmirësuara 3D, skanime të avancuara dhe reduktim të zhurmës për kualitet më të mirë
•Mundësi për të parë 9 kanale në të njëjtin monitor
•Dynamic Bass Booster dhe stereo, efekt për zë më të mirë
•Stereo për sistemet PAL / SECAM
•Personalizoni kanalet, shtoni riemërtoni dhe largoni kanale
•Rregullon bardhësinë, qartësinë, kontrastin dhe opsionet për profile me ngjyra
•Përkrah S-video, video të përziera dhe hyrjet audio stereo
•Përkrah Xbox, PS2, PS3, Wii si dhe platforma të tjera për lojëra
•Alarmet për 30 / 60 / 90 / 120 minuta (sleep mode)
•Telekomandë shumëfunksionale me 30 butona.

Lajmet e fundit>