Biznes

ComScore: Blerjet online gjatë sezonit të pushimeve pësuan rritje të konsiderueshme

Dec 28 2013
0 Shpërndarje
ComScore: Blerjet online gjatë sezonit të pushimeve pësuan rritje të konsiderueshme

Përdoruesit e kompjuterëve desktop në SHBA kanë shpenzuar për blerje online gjatë këtij sezoni festash 10% më tepër krahasuar me vitin 2012, por sipas firmës analitike comScore niveli i shpenzimeve ka qenë më i ulët sesa pritej.

Blerësit në SHBA që kanë përdorur kompjuterët desktop kanë shpenzuar rreth 42.8 miliard $ nga data 1 nëntor deri në 22 dhjetor. Vitin e kaluar shuma e shpenzuar gjatë së njejtës periudhë ka qenë 38.9 miliard $. Kompania comScore ka deklaruar se në fakt pritej një rritje prej 14% nga viti 2012 në 2013.

Gian Fulgoni, drejtues i comScore është shprehur: “Në pritshmëritë tona mbi blerjet online gjatë këtij sezoni është parashikuar që konsumatorët do të shpenzonin shumë në fund të sezonit si rezultat i nevojës për të kompensuar kalendarin e ngjeshur të blerjeve gjatë pushimeve të këtij viti.

Fatkeqësisht nuk ndodhi kështu pasi në javën e fundit u vu re një nivel shitjesh shumë më i ulët nga sa parashikohej.”

Në studimin e comScore nuk përfshihen shitjet nga smartfonët dhe tabletët pasi kompania publikon të dhënat e shitjeve nga pajisjet mobile çdo tremujor.Shitjet online në SHBA nëpërmjet kompjuterëve desktop arritën në 766 milion $ në 28 nëntor (Dita e Falenderimeve), duke shënuar një rritje prej 21% krahasuar me një vit më parë.

Më 29 nëntor (E Premtja e Zezë) shitjet arritën në 1.2 miliard dollarë duke shënuar një rritje prej 15%, ndërsa më 2 dhjetor (e Hëna pas Ditës së Falenderimeve/Cyber Monday) shitjet shënuan një rritje prej 18% duke arritur në 1.4 miliard $.

Sipas comScore, datat 2 dhe 3 dhjetor kanë qenë ditët më intensive përsa i përket blerjeve online. Në datën 3 është vënë re se niveli i shitjeve arriti mbi 1.4 miliard $. Ndërkohë, 9 dhjetori është konsideruar si dita e tretë me nivelin më të lartë të shitjeve (rreth 1.4 miliard $).

Kategoria më fitimprurëse për vitin 2013 ka rezultuar ajo e platformave dhe aksesorëve të lojërave duke qenë se Microsoft lançoi versionin e ri të platformës xBox, ndërsa Sony Computer Entertainment lançoi një PlayStation të ri.

Kategori të tjera fitimprurëse gjatë këtij viti kanë qenë veshjet dhe aksesorët, pajisjet elektronike për konsumatorët të përfaqësuara nga shitjet e smartfonëve dhe harduerët kompjuterikë të përfaqësuara kryesisht nga shitjet e tabletëve. (PCWorld Albanain)

holidayshopping-100221668-large

Tags >

online
Lajmet e fundit>