Lajmet

ComScore: E Hëna Kibernetike, blerjet on line rriten me 16.4 %

Dec 3 2012
0 Shpërndarje
ComScore: E Hëna Kibernetike, blerjet on line rriten me 16.4 %

Sipas ndërmarrjes hulumtuese comScore, blerjet online u rritën më së shumti ndonjëherë në të hënën pas ditës së Falënderimeve, që njihet si e Hëna Kibernetike.

Grupi thotë që shpenzimet komerciale elektronike u ngritën me 17 për qind në krahasim me të Hënën Kibernetike prej 1.47 miliardë dollarësh të vitit të kaluar, duke e bërë të Hënën si ditën me më shumë shpenzime online që kur comScore filloi të bëjë përcjelljen e të dhënave në vitin 2001.

ComScore ndjek shitjet online në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mos përfshirë shitjet mobile, bazuar në veprimtarinë e vëzhgimit të një paneli konsumerik përfaqësues të Shteteve të Bashkuara prej 1 milion përdorues uebi.

Andrew Lipsman, që është nënkryetar i analizave të industrisë për comScore, tha që reklamimet e shumta online në ditën e Falënderimeve dhe dita pas ditës së Falënderimeve, e njohur si e Premtja e Zezë (ang. Black Friday), mund të kenë tërhequr më tepër blerje. Por “linja e poshtme është një numër i madh. Janë shumë në shkallë sipërore për ditë”,- tha ai.

Elektronika dhe pajisjet shtesë ishin blerjet më të shumta të ditës. Rritja më e madhe e kategorive të produkteve të blera online përfshijnë përmbajtjen dixhitale dhe abonimet, elektronikën konsumuese, harduerë kompjuterikë dhe video lojëra, konsola dhe pajisje shtesë, duke pasur më pas me bizhuteri dhe ora.

Ndërkohë, IBM Benchmark raportoi të martën që shitjet u rritën me30.3 për qind. IBM Benchmark i merr rezultatet e shitjeve nga mbi 500 blerës online dhe i analizon të dhënat për të vlerësuar shitjet e përgjithshme online. Shitjet online ende janë vetëm rreth 10 për qind e shpenzimeve të përgjithshme në fund vit, por kjo është duke u rritur vit për vit.

Federata Kombëtare e Shitësve me pakicë vlerëson që mbi të gjitha shitjet me pakicë në nëntor dhe dhjetor do të rriten 4.1 për qind këtë vit në 586.1 miliardë dollarë. (PC World Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>