Analiza

ComScore: Facebook është aplikacioni më i përdorur

Aug 25 2014
0 Shpërndarje
ComScore: Facebook është aplikacioni më i përdorur

facebook-mobile-blue-230x230Aplikacioni i rrjetit social Facebook është aktualisht aplikacioni më i përdorur në dyqanet online. Facebook qëndron në krye të listës duke u përdorur nga 115 milionë njerëz në muaj, ndërsa YouTube nga Google qëndron i dyti në listë me një numër prej 83.4 milionë përdorues, sipas një studimi nga ComScore, kompania amerikane që merret me studimin e internetit.

Studimi gjithashtu nxori përfundimin se përdoruesit harxhojnë më shumë kohë me aplikacione se sa në faqet online.

Në vend të tretë qëndron Google Play App, vendi ku përdoruesit Android mund të shkarkojnë aplikacionet e tyre me 72 milion përdorues në muaj e ndjekur nga Google Search App në vend të katërt me 70 milionë përdorues.

Pozicioni i pestë është zënë nga radio online e personalizuar Pandora me 69 milionë dëgjues, ndërkohë që i gjashti në listë është Gogle Maps App me 64.5 milionë përdorues që e përdorin për të gjetur rrugën e tyre. Gmail zë vendin e shtatë, këtë e përdorin 60 milionë përdorues dhe Instagram në vendin e tetë me 46.6. milionë përdorues në muaj. Në dy vendet e fundit qëndrojnë Apple Maps dhe Yahoo Finance App sipas ComScore. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>