Lajmet

Connect6 shfaq informacione rreth çdokujt në ueb

Jun 6 2014
0 Shpërndarje
Connect6 shfaq informacione rreth çdokujt në ueb

0Chrome: A dëshironi të dini më tepër rreth dikujt që e keni gjetur online? Connect6 e sjell këtë mundësi në majat e gishtërinjve tuaj. Vetëm vendosni miun sipër një emri dhe do të merrni e-mail-in ose ndonjë nofkë sociale, si dhe një biografi të shkurtër sapo ta keni instaluar shtojcën pa pagesë.

Shërbimi është i ngjashëm me Vibe, por Connect6 dallon pasi punon më tepër se sa vetëm adresat e e-mailit. Kurdo që informacioni të jetë në dispozicion, ju do të shihni një numër “6” afër personit, kështu që mund ta vendosni kursorin sipër për të marrë hollësi. Këto hollësi përfshijnë një fotografi, biografinë e shkurtër, profilet në rrjetet sociale dhe një veçori e shkëlqyer që ju tregon se sa lidhje në LinkedIn e ndajnë atë person nga ju.

Vetvetiu, adresa e e-mail-it dhe numri i telefonit maskohen, por ju mund t’i shihni edhe ato informacione me “kreditë”, që është monedhë brenda aplikacionit.

Connect6 është në fazën testuese për momentin dhe kreditë janë pa pagesë, por mund të vijë një kohë kur sigurisht që do të duhet të paguani për to. Për momentin, nëse mbesni pa kredit, vetëm dërgoni letër zhvilluesve dhe ata do t’iu dërgojnë sërish. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>